BREAKING NEWS

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë pazare me qeverinë në Shqipëri, “Freedom House” jep alarmin, prania e korrupsionit, tentativat e vazhdueshme të Berishës për të destabilizuar vendin dhe sabotuar SPAK shqetësuese, zbardhet raporti ...

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në 2025 nuk do të jetë më kryeministër dhe po fituan socialistët me vota, ja rreziku që e pret

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në
x
BREAKING NEWS

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po bëhet “kurban” i tij, çifti në krizë të thellë pas fundosjes nga SPAK

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po
x
BREAKING NEWS

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe nënës së saj që vuri në lëvizje SPAK, i gjithë burimi i pasurisë përrallorë të familjes “Meta” i ka tek dhurimi i 500 m2 tokë dhe kursimi i 5 milionë lekëve, pallati dhe vila e tyre “mbinë si me ...

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe
x
BREAKING NEWS

“Kamikazët” e Berishës dhe Metës i vënë “flakën” Bashkisë së Tiranës, bandës i prin Argita Malltezi, djali i Fahri Balliut, Tedi Blushi dhe “socialisti” Belind Këlliçi, ja çfarë ndodhi në protestën kundër Erion Veliajt

“Kamikazët” e Berishës dhe Metës i vënë
x
BREAKING NEWS

Telashet për Sali Berishën sapo kanë nisur, ja si të gjitha gjykatat i mbyllën dyert dhe e lanë në izolim, gati hapja e dosjeve të tjera nga SPAK për vrasje, grabitje të pronave dhe vjedhje

Telashet për Sali Berishën sapo kanë nisur, ja si të gjitha
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shpërfill vendimin e Gjykatës Kushtuese për Olta Xhaçkën, PS rrëzon kërkesën e opozitës, deputetja socialiste mbron bashkëshortin si investitor strategjik, debate dhe akuza mes palëve

Edi Rama shpërfill vendimin e Gjykatës Kushtuese për Olta
x
BREAKING NEWS

Vazhdon skenari i Ramës për rehabilitimin e “non-gratës”, Bardhi kërkon futjen e Sali Berishës në grupin e PD, SHBA e nxorën nga dera, kryeministri e fut nga dritarja

Vazhdon skenari i Ramës për rehabilitimin e
x

Politike

Me cilin krah të politikës do të rreshtohet në zgjedhje? Kreu i PDIU habit me përgjigjen: Është ende shpejt, por...

Me cilin krah të politikës do të rreshtohet në zgjedhje?

PDIU votoi javën e kaluar marrëveshjen e qeverisë me Italinë për emigrantët, por as kjo, as votimi i pritshëm për amnistinë penale, nuk do të thonë se PDIU po bëhet gati të kalojë me qeverinë. Kryetari Shpëtim Idrizi konfirmoi në një emision televiziv, se ai i përkiste frontit opozitar. “Rruga drejt integrimit kalon nga Roma, nga Berlini, nga Parisi, kalon nga Londra, Uashingtoni dhe jo nga Athina dhe Beleri. Thënë këtë, sigurisht që ne jemi në opozitë. Përkatësia e një partie politike ka të bëjë me faktin se ku rreshtohet në zgjedhje,  votimet politike qe kanë të bëjnë me buxhetin, me qeverinë”.

Por a e ka marrë vendimin për të ardhmen Shpëtim Idrizi, se me cilin krah të politikës do të rreshtohet në zgjedhje? Shpëtim Idrizi ka një përgjigje, që lë gjithçka hapur.

“Është ende shpejt, shumë shpejt për ta thënë këtë gjë.”- u shpreh Idrizi

Por ajo që kreu i PDIU thotë me siguri të plotë është mohimi i ndonjë negociate aktuale me qeverinë.

“Jo, nuk kemi. Ka një arsye shumë të thjeshtë. Nuk kanë nevojë për njeri ata. I kanë mjaftueshëm votat, fuqitë. 

Megjithatë, ky qendrim nuk e pengon PDIU-në të marrë vendime ndryshe nga pjesa tjetër e opozitës, duke u bërë pjesë e jetës parlamentare dhe duke votuar ligje si amnistia penale."

Një nga argumentat që Idrizi ka është numri i madh i të burgosurve dhe kostoja e lartë e mbajtjes së tyre, 1360 euro në ditë për person.

“Në çdo rast që të vijë, ne do ta votojmë amnistinë”- tha Idrizi.

Por një kusht ekziston edhe për votën e deputetëve të PDIU-së. Varianti i fundit që ka shkuar në parlament amniston me ulje dënimi zyrtarët e dënuar nga Gjykata Antikorrupsion. Por kjo për PDIU-në është e papranueshme.

“Ata që përfshihen në suazën e GJKKO dhe SPAK nuk duhet të përfshihen në amnisti. Në parim ne duhet t’i lirojmë burgjet nga këta që janë për faje të lehta dhe të hapim vende për këta që janë subjekte të SPAK-ut. Mund të them se nëse flitet për një kusht për amnistinë, ky është kushti.”, përfundoi Shpëtim Idrizi. 

Më të lexuarat