Deputetja Jorida Tabaku është shprehur dje në një intervistë televizive se është me Partinë Demokratike dhe me qytetarët, duke shtuar se nuk mban krahun e asnjë pale. Ajo theksoi se ka investuar që në moshën 16-vjeç në PD, duke shtuar se ishte privilegj për të që u zgjodh deputete. “Unë jam në PD. Nuk e kam luksin e disa të tjerëve që kanë ardhur më lehtë se ne dhe ndoshta janë futur në Parlament më lehtë se sa ne të tjerët. Kam investuar që 16-vjeç në këtë forcë politike, e kam të lidhur me familjen dhe besoj në të vërtetë. Për mua ka qenë privilegj kur jam zgjedhur deputete. Nuk e di nëse do ua shpërblejë ndonjëherë njerëzve që më kanë mbështetur, votuar dhe ma kanë besuar këtë detyrë. Shpresoj që të kem sa më shumë kohë për ta ushtruar. Jam dhe do të jem në PD. Kam qenë, pa asnjë pozicion, jam deputete që shpresoj të jem. Sot njerëzit kanë shumë nevojë të dëgjojnë se çfarë po ndodh me ligjet. Njerëzit më shkruajnë pafund për fasonët”, tha Tabaku. Ajo foli dje gjithashtu dhe pas mbylljes së seancës, ku u votuan ndryshimet në ligjin e zonave të mbrojtura. Tabaku e quajti një ligj korruptiv, që do të përdoret për investime strategjike dhe për përfitimin e disa personave. Sipas deputetes ky është ligji i 14 për vendime strategjike. “I përdorët deputetët, qeveria solli një vendim tjetër, me ligjin e miratuara në zonat e mbrojtura do të bëhen investime. Ju të gjithë e dini që unë km kohë që përpiqem që betejën tonë ta bëjmë e institucione. Me ligjin e zonave të mbrojtja, qeveria nuk ka asnjë limit, votuan një ligj që janë 14 vendime për investime strategjike në zonat e mbrojtura. E kam ngritur këtë shqetësim me ambasadorin e BE, me komisionerin dhe të gjitha strukturat. Këto janë akte që i shërbejnë qeverinë për të punuar për një grup njerëzish, siç kanë bërë ndër vite. Zonja Gjona duhet të flasë vetë. Ky është një ligj korruptiv për kapjen e shtetit. Ka 14 ligje që tregojnë kapjen e shtetit, të miratuar në parlament. Jeni koshientë se sa kemi reaguar ne. Mos e shikoni lidhjen vetëm për mjedisin, por shikojeni si korruptiv. Shqipëria është një vend sovran që miraton ligjet e veta, por kemi një detyrim në procesin e integrimit. Është një ligj korruptiv, që do japë leje për struktura akomoduese në zona të mbrojtura”, tha Tabaku.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë