BREAKING NEWS

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja dy njerëzit që po përdor ish-kryeministri për të mbyllur pazaret e tij të pista, si po hidhen miliona euro në prapaskenë

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur që do të arrestohet nga SPAK, lidhjet e tij me personazhet e botës së krimit që u fundosën nga Prokuroria e Posaçme dhe detajet si ka pastruar pasuri marramendëse

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur
x
BREAKING NEWS

Detajet e plota nga megaoperacioni i SPAK, si u zbardhën aleancat mafioze, nga pakti i Martinajt me Ben Ndokën dhe Shullazin për të vrarë Durim Bamin, te planet e të “ fortit” të Niklës me Dukajt për eliminimin e bosit të lojërave të fatit dhe ish-depu...

Detajet e plota nga megaoperacioni i SPAK, si u zbardhën aleancat mafioze,
x
BREAKING NEWS

Dosjet përvëluese të francezeve dhe belgëve do të godasin të tjerë zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, politikanë dhe gazetarë,  SPAK sekuestron telefonin e një zyrtari të lartë, ja skandali ku është përfshirë

Dosjet përvëluese të francezeve dhe belgëve do të
x
BREAKING NEWS

Politika, media dhe bizneset të mbushura me spiunë të ish-Sigurimit të Shtetit, KGB dhe UDB, ja si po shantazhohen e kërcënohen me dosjet e “zeza” personazhet “VIP”, Lulzim Basha zbardh kulisat më të fundit

Politika, media dhe bizneset të mbushura me spiunë të
x
BREAKING NEWS

Kreu i Nismës Thurje Endri Shabani flet hapur, nga pazaret Rama-Berisha kundër drejtësisë dhe shqiptarëve, te arsyet pse ka vendosur të hyjë në politikë, vizionet që ka për të ardhmen e Shqipërisë dhe planet e tij për të promovuar zhvillimin ekonomik t...

Kreu i Nismës Thurje Endri Shabani flet hapur, nga pazaret Rama-Berisha
x
BREAKING NEWS

Shqipëria bazë për klandestinët, pas Melonit dhe kryediplomati britanik kërkon ofertë si ajo e Shëngjinit për emigrantët e paligjshëm që shkojnë në Britani, ja detajet e vizitës

Shqipëria bazë për klandestinët, pas Melonit dhe
x
BREAKING NEWS

Qeveria në panik pas thirrjes së Belinda Ballukut dhe Engjëll Agaçit në SPAK, 17 vendimet që rëndojnë pozitat e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, dëshmitë e tyre kundër Erion Veliajt, mazhoranca në kaos

Qeveria në panik pas thirrjes së Belinda Ballukut dhe Engjëll
x

Politike

Me pretendimin se ka kryer krime lufte, Serbia jep vendimin e prerë për ish-ushtarin e UÇK-së

Me pretendimin se ka kryer krime lufte, Serbia jep vendimin e prerë

Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të premten vonë një kosovari të ndaluar në Serbi ditë më parë, thanë familjarët e tij.

Më 17 prill, autoritetet serbe e ndaluan Sadik Durakun nga komuna e Gjakovës nën dyshime për krime lufte.

Të premten, vëllai i tij, Avdyl Duraku, tha se gjykata serbe ka marrë vendim ta fusë në paraburgim për 30 ditë Sadikun.

Ai tha se gjendja shëndetësore e Sadik Durakut është e “rëndë”, sepse ai i ka dy stenta të vendosura në zemër.

Më herët gjatë ditës, Avdyl Duraku tha për Radion Evropa e Lirë se Sadiku, teksa po udhëtonte nga Britania e Madhe për në Kosovë, më 16 prill rreth orës 22:00 ishte ndalur në pikën kufitare në Horgosh, që lidh Serbinë me Hungarinë.

“Sipas avokatit, ai është arrestuar nën akuza se ka kryer krime lufte kundër popullatës serbe”, tha Duraku.

Në bazë të vendimit të Drejtorisë së Policisë në Kikindë për ndalimin më 17 prill, Sadik Durakut i ishte caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile”, dhe se ekziston dyshimi që “së bashku me persona të panjohur gjatë vitit 1999, në zonën e komunës së Gjakovës, Prizrenit dhe Pejës, si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka rrahur, ngacmuar fizikisht dhe mendërisht dhe ka grabitur popullatën civile”.

Gjithashtu për rastin në fjalë është kontaktuar edhe Ambasada britanike në Beograd.

Sipas vëllait të Sadikut, këto akuza nuk qëndrojnë sepse Sadik Duraku para luftës të vitit 1999, ka jetuar me familjen në Angli.

Në vendimin e Drejtorisë policore në Kikindë, Sadik Duraku është shtetas i Britanisë dhe jeton atje.

Më herët, familjarët e Sadik Durakut thanë se nuk kanë informacion se në cilën qendër paraburgimi po mbahet ai.

“Ajo që dimë është se ai është në Serbi, sot do të dalë para gjykatës”, tha Avdyl Duraku për REL.

Gjithashtu, është kërkuar edhe informacion nga Prokuroria Serbe për Krime Lufte për këtë rast.

Goran Petronijeviq, avokat që përfaqëson Durakun, tha herët gjatë ditës për Radion Evropa e Lirë se ai është marrë në pyetje nga prokurori dhe se pritej të dilte para gjykatësit të procedurës paraprake. Ai tha se nuk mund të jepte më shumë informata në atë kohë.

Avdyl Duraku tha se ka informuar institucionet e Kosovës për rastin e vëllait të tij.

Në orët e hershme të 17 prillit, sipas autoriteteve në Kosovë, Serbia i ndaloi dhjetëra autobusë me rreth 1.500 kosovarë për më shumë se 20 orë në pikat kufitare të saj me Kroacinë dhe Hungarinë.

Po ashtu, pronarët e agjencive të kompanive të udhëtimit thanë se autobusët me udhëtarë u lejuan të largoheshin nga territori i Serbisë pasditen e 17 prillit.

Ndërkaq, Serbia, sipas Kosovës, po ashtu ndaloi dhjetë zyrtarë policorë, në mesin e të cilëve edhe një zëvendësdrejtor të Policisë së Kosovës. Që të gjithë u liruan deri më 18 prill./Radio Evropa e Lirë.

Më të lexuarat