Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me integrimin e vendit tonë në Bashkimin Europian. Në një intervistë televizive, Rama është shprehur bisedimet janë të jashtëzakonshme dhe se po vijojnë intensivisht. Rama tha gjithashtu se Shqipëria duhet të ndërtojë një shtet të ngjashëm me anëtarët e tjerë të BE-së, me sundim të ligjit dhe demokraci, me qëllim që të bëhet pjesë e unionit.
“Tani, ne duhet ta përdorim këtë transferim të njohurive në mënyrën më të mirë të tij për të ndërtuar këtu një shtet të ngjashëm me anëtarët, një shtet demokratik, një shtet funksional me qeverisje të mirë dhe sundim të ligjit. Dhe pastaj ne do të bashkohemi, me shpresë,” tha Rama gjatë intervistës.