Ish deputeti i LSI-së dhe PS, Spartak Braho shprehet se Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi po bëjnë lojë me akuzat në publik ndaj njeri-tjetrit.
Në një intervistë pë një emision televiziv, Braho thotë se Meta në të vërtetë ka frikë nga hetimi që ka nisur SPAK ndaj tij.
A është qasja nepotike problemi më kryesor i Partisë së Lirisë?
E di si është puna? Kjo i ngjan fabulës ku një i marr hedh një gur në pus dhe 100 të mençur nuk e nxjerrin dot. Meta është vënë në qendër të politikës. E tëra kjo është një lojë. Të jep përshtypjen e një të marri, e një të çekuilibruari. Kuptohet që ka një krizë në të menduarit dhe shfaqjen e veprimeve të Metës, sipër kalit dhe gomarit. Ai do të tërheqë vëmendjen me këto veprime. Edhe unë po të isha si gjithë opinioni do thoja “ky njeri ka ikur”. Të gjithë çuditemi pse… Shumë faktorë përzihen në këtë mes. Meta dhe e shoqja e tij sot janë subjekt i hetimeve në SPAK. Ky që e heq veten si të pafajshëm e kanë zënë të dridhurat. Është frika që dominon të gjitha veprimet e tij, shtuar këtu dhe faktin që do të tërheqë vëmendjen. Por them të mos biem në grackën e vendimeve të tij. Meta dhe familja e tij nëse kanë shkelur ligjin do shkojnë të përgjigjen.
Ju e njihni retorikën e tij…
Si këtë herë nuk e kam vënë re kaq të papërgjegjshëm.
Çfarë ndjen Meta?
Vetëm frikë.
Ai ska besim te asnjë, as te bashkëshortja e tij…
E dëgjuat sot deklaratën e ambasadës amerikane? Ai ka frikë. Me bashkëshorten ka ndarë rolet “ti do bësh kështu, unë ashtu. Unë do të përzë ty dhe enturazhin që ke pasur afër gjithë kohës”. Braimllari dha dorëheqjen, shefja e kasafortës së Metës doli kundër, Edmond Panariti që është një intelektual i dëgjuar, është larguar.
Po thoni se Meta-Kryemadhi është një krizë e rreme?
Ata janë të lidhur njeri me tjetrin shumë fortë. Kanë ndarë rolet.
Meta ka ofenduar drejtueset femra të partisë…
Ka zgjedhur një variant të të folurit të Sali Berishës. Ka filluar ta kopjojë. Ato janë shprehje të Sali Berishës.
Ish bashkëpunëtori tregon pse u prish me Metën: Kur e kam njohur flinte me Monikën në bodrumet e Shallvareve, ika prej tij kur…
Një prej bashkëpunëtorëve më të afërt të Ilir Metës në ditët e para të krijimit të LSI-së, Spartak Braho shprehet se iku prej tij kur u bashkua me Sali Berishën në vitin 2009. Gjatë intervistës në Breaking në Top News, Braho thotë se Meta e nisi jetën politike me Monikën nga bodrumet e Shallvareve ku qëndronte me shtëpi dhe më pas mori të gjitha postet e larta shtetërore,
Çfarë nuk shkonte në marrëdhënien tuaj me Metën që u larguat?
Dashuria e tij e re dhe e shfaqur me Berishën më detyroi të largohem. LSI që nuk është partia e Lirisë, kishte të tjera synime, të tjera objektiva. LSI kishte një motiv që u krijua dhe motivi ishte shumë pozitiv në atë kohë. Kjo ishte arsyeja që në fillimet e LSI u afruan 15 deputetë socialistë. Ikën se Meta nuk ishte konseguent me veprimet e tij. Deklaroi në fund se do bëjë koalicion me Berishën, ky ishte turpi i tij. Ky ishte motivi kryesor. Ne që kemi qenë themelues të PS-së nuk mund të rrinim në një kasolle me Berishën.
Meta ka akuzuar ashpër Dumanin…
Ky njeri ka arritur në ekstremin e tij. Ai kërkon të faktorizohet duke akuzuar Dumanin. Por Dumani është kreu i një strukture të posaçme në luftën kundër korrupsionit. Dumani është institucion, u votua me 140 vota, përfshi edhe Metën. Ai mbështetet fuqimisht nga SHBA, nga BE. Reagimi i Altin Dumanit duhet të jetë reagim institucional. Përballë këtyre sulmeve, shpifjeve dhe presionit duhet ta kanalizojë në rrugën e ligjit. Nuk ka nevojë të bëjë deklarata Altin Dumani. Duhet ta thërrasin Metën dhe të japë shpjegime.
Kush janë tradhtarët e Partisë së Lirisë?
Nuk ka tradhtarë më në demokraci. Nëse më pëlqen rri me ty, nëse jo rri në punën time.
Ka njerëz pas tij Meta?
Njerëzit vijnë kur i motivon, kur ndjejnë respekt, kur u propozon një rrugë opozitare normale. Jo duke thënë “ma sill këtu Altin Dumanin se ia rregulloj unë qejfin”. Ai kërkon të tërheqë vëmendjen dhe brenda këtij faktorizimi përfshen edhe faktorë të tjerë psikologjikë. Kur e kam njohur unë Ilir Metën flinte në bodrumet e Shallvareve. Ishin një çift i sapokrijuar, me ëndrra në politikë. Monika ishte një militante e mire e strukturave rinore të PS, Meta erdhi më pas. Ata i provuan të gjitha.