Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, qartëson opinionin publik dhe kryeministrin Sali Berisha, se SHBA nuk do lejojnë që të vidhen zgjedhjet. “Absolutisht që SHBA-të nuk mund të rrinë dhe nuk do të rrinë si spektatorë, pavarësisht se nuk mund të zëvendësojnë rolin dhe vullnetin që duhet të tregojnë qytetarët shqiptarë dhe respektin qytetarët tanë duhet ta tregojnë në radhë të parë për veten e tyre, duke marrë pjesë më këto zgjedhje dhe duke u shprehur për të ardhmen e tyre”, u shpreh Meta. Kryetari i LSI ka komentuar edhe debatet në lidhje me qëndrimin e ambasadorit amerikan në Shqipëri. Meta thotë se ambasadori është i balancuar. “Së pari, duhet të kemi parasysh që ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kudo qoftë në botë dhe kuptohet edhe në Shqipëri, është përfaqësues i drejtpërdrejtë përveç i Departamentit të Shtetit Amerikan, në radhë të parë i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pra, ambasadori ka një rol tepër të rëndësishëm dhe tepër përfaqësues për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për debatet të cilat ne i kemi vënë re, unë dua të bëj një vlerësimin tim për ambasadorin Arvizu, i cili mendoj se në tërësi gjatë këtij aktiviteti tre vjeçar, ka qenë vlerësoj i balancuar, dhe vazhdimisht ka shprehur mendime apo qëndrime të ndryshme, që një herë mund të jenë paraqitur nga njëra palë si në përkrahje të saj dhe si kritikë ndaj palës tjetër, dhe herës tjetër e kundërta”, tha Meta. Kryetari i LSI ka komentuar se debatin se kush do jetë kryeministër i të majtës e ka hapur e djathta, tregon se ata janë të bindur se Berisha nuk do jetë më kryeministër pas 23 qershorit. “Ndërsa se kush do të jetë nga e majta, kjo do të jetë në respekt me votën e qytetarëve shqiptarë dhe është një çështje që Kushtetuta e zgjidh në mënyrë të qartë”, tha Meta.
Të gjithë prisnin këngën, Ylli dhe Dhurata surprizojnë kështu fansat
“A ki sy me pa që zemra do me m’plas”- është kjo fjalia që çdo kush e këndon në çdo...
Lexo më shumë