BREAKING NEWS

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri “gropën” në SPAK Ilir Metës, nga udhëtimet e luksit nëpër Evropë, shpenzimet për shërbime estetike, deri te bisedat në celularin e saj ku bëheshin pazare me ministra, drejtorë e biznesmenë, ish-pres...

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria që ka kaluar në emër të vjehrrës, kunatit dhe babait të tij, në fund do ia sekuestrojnë të gjitha paratë, personazhi që e denoncoi në SPAK zbardh informacionet e fundit nga hetimet...

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria
x
BREAKING NEWS

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për biletat e avionit dhe dietat jashtë vendit, nuk ekziston asnjë dokument për zv/kryeministren që provon takimet e saj zyrtare për të cilat janë bërë udhëtime ndërkombëtare

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për
x
BREAKING NEWS

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema korruptive që përdorën për të vjedhur fondet e bujqësisë, nga kontratat false, te aplikantët që paguan përqindje të lartë që të fitonin, ja si u grabitën paratë me kompanitë e konsulen...

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema
x
BREAKING NEWS

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës, prokurorët specialë janë në rrezik për shkak të pazarit Rama-Berisha, Lulzim Basha reagon ashpër dhe zbulon çfarë do bëjë nëse Gjykata e Lartë nuk vendos për vulën e PD para zgjedhjeve të 2025...

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës,
x
BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x

Politike

Meta sulmon Ramën e SPAK: Drejtësinë me regji e patronazhistët do hidhen te Lana

Meta sulmon Ramën e SPAK: Drejtësinë me regji e

Ilir Meta mbajti fjalën e tij dje në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë. Meta ripërsëriti 5 prioritetet e partisë që drejton, ku një prej fokuseve është bujqësia. Meta ripërsëriti akuzat ndaj kryeministrit dhe lidhjet nepotike që po kryejnë korrupsion në dogana. Meta theksoi se sondazhet e rilindjes nuk kanë vlerë dhe do hidhen tek Lana, pasi kërkojnë të sundojnë opinionin publik. “Është detyrë e opozitës që ish-kryetarin e bashkisë ta largojë një herë e përgjithmonë nga bashkia. Sa kanë vjedhur drejtorët e bashkisë nuk kanë vjedhur gjithë qeveritë shqiptare. Ka ardhur koha ti kthejnë ato që kanë vjedh. Drejtësia me regji nuk vlejnë. As sondazhet nuk vlejnë. Do hidhen tek Lana. Këta kujtojnë se me sondazhet e inceneratorëve do drejtojnë opinionin e shqiptarëve”, deklaroi ai. Ai nuk la pa përmendur edhe projekt-ligjin për surrogacinë që do kalojë për miratim në Kuvend. “Kush pushon ndryshket. Jemi në një moment shumë të rëndësishëm. Jemi në betejë për të shpëtuar vendin nga një bandë e rrezikshme, shikoni çfarë ligji kanë sjellë. Surrogacinë e tyre. Nuk kemi ne gra e motra e vajza për ato punë. Po ti ketë nga ana e vet, puna e vet se ç’bën. Kemi program për të mbështetur familjen”, u shpreh ai. Së fundmi, Meta nuk la përmendur edhe patronazhistët ku i bëri thirrje anëtarëve të PL-së t’u tregojnë vendin. “Asnjë tolerim nuk do bëni. Duhet t’u përgjigjeni patronazhistëve, në terren aty kudo. Nuk janë trima patronazhistët, kanë përfituar nga indiferenca jonë. Edhe nga mendjelehtësia e disa opozitarëve se kanë menduar se do bëhen lidera. Ky është vendin ynë dhe është detyra jonë të tregojmë se jemi zot ne. Vuçiçi zot në vendin e tij. është si është ka tërhequr investime të huaja. Nuk mundet që ne të nënvlerësojmë çdo aksion opozitar përkundrazi duhet të përforcojmë aksionin kudo në parlament, në bashkinë e Tiranës. Ne do kemi 1/3 përfaqësues të diasporës. Nga njerëzit më të kualifikuar që kanë treguar sukses në ato vende, që u hanë duart dhe u qan zemra që ato dijeni ti implementojnë në vendin e tyre. Nuk kemi për të pushuar, as kohë për pushime”, nënvizoi Meta.

Më të lexuarat