BREAKING NEWS

Pakti për emigrantët/ Reagojnë media italiane: Engjëll Agaçi, njeriu kyç në marrëveshjen Shqipëri-Itali, një ish-avokat i...

Pakti për emigrantët/ Reagojnë media italiane: Engjëll
x
BREAKING NEWS

Edi Rama bën “mea culpa” dhe pranon "njollën në biografi" për etiketimin e mediave si kazanë, a po reflekton kryeministri për arrogancën e ekzagjeruar?

Edi Rama bën “mea culpa” dhe pranon "njollën në
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ja marrëveshja e pisët e Ramës, Metës e Berishës që është ende në fuqi, taktikat e tyre të kërcënimit me dosje, skema që po përdor kryeministri me ndërkombëtarët për të qëndruar në pushtet dhe dy goditjet e rënda që do të marrë ish-pre...

Kreshnik Spahiu: Ja marrëveshja e pisët e Ramës, Metës e
x
BREAKING NEWS

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Ju tregoj recetën për të rrëzuar nga pushteti Edi Ramën dhe oligarkinë ekonomike që e mbështet, ja dosja që nëse hetohet siç duhet nga SPAK e çon kryeministrin pas hekurave, Meta-Berisha kokë e këmbë të zhytur në vj...

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Ju tregoj recetën për
x
BREAKING NEWS

Ja dëshmitari kyç që i ka bërë “gropën” nga qelia Metës për aferën “CEZ-DIA”, SPAK ka sekuestruar celularët e Kryemadhit e fëmijëve të saj me biseda të vitit 2013-2015, pyeten 100 persona, nga të afërm, bashkëpunëtorë dhe mjekë, futet në skaner edhe vi...

Ja dëshmitari kyç që i ka bërë
x
BREAKING NEWS

Ministri i Financave, Ervin Mete: Ja çfarë duhet të dini për kategoritë që përfitojnë rritje page, detajet nga indeksimi i pensioneve dhe periudha kur do të shpërndahet bonusi, do të ketë paketë mbështetëse për shtresat në nevojë, ndihmë edhe për famil...

Ministri i Financave, Ervin Mete: Ja çfarë duhet të dini
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës, SHBA del në krah të Altin Dumanit, kërkon distancim të opozitës nga “non-grata” dhe jep mesazhin e fortë se keqqeverisja e korrupsioni duhen luftuar

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën “gropën” Ilir Metës dhe Monikës, roli i nënës së Kryemadhit dhe vëllait Drini që mori 360 milionë lekë nga SGS, 2 njerëzit që hapën dosjet e ish-presidentit në SPAK me kallëzimet që bënë nxjerrin faktet t...

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën
x

Politike

"Mizoria e pushtetit Benetian mbërrin deri aty sa...", këshilltarja demokrate në Bashkinë Shkodër ngre alarmin për shkarkimet nga puna: Beci ka përzënë dhe një grua me kancer

"Mizoria e pushtetit Benetian mbërrin deri aty sa...",

Largimet nga puna në Shkodër, tashmë janë kthyer në një problematikë, deri më tani numërohen mbi 180 punonjës të shkarkuar për shkak të reformës së shkrirjes së disa prej drejtorive në varësi të Bashkisë.

Për këtë ka reaguar Eliona Kodra Shkreli, këshilltare e opozitës në bashki, e cila shprehet se kryebashkiaku Beci ka përzënë sipas saj, gra kryefamiljare, punonjës ku shumica prej tyre kanë mbi 20 vite punë.

Kjo e fundit ka vizituar konviktin e shkollës së muzikës "Prenkë Jakova", i cili frekuentohet nga 16 studentë/nxënës që akomodohen këto ambiente, ku shkresa e lirimit nga puna i ka ardhur të gjithë punonjësve dhe janë lënë në punë vetëm 2 kujdestare dhe 1 roje.

Mëtej këshilltarja demokrate pretendon se nga puna është pushuar edhe një grua që vuan nga kanceri, që ka kryer ndërhyrje kirurgjikale, dhe që vijon kontrolle të vazhdueshme 6 mujore për të mbajtur nën kontroll situatën e shëndetit të saj.

"Mizoria e pushtetit Benetian mbërrin deri aty sa...",

Reagimi i plotë nga Eliona Kodra Shkreli:

"Pashpirtësia e Bashkisë Shkodër që largon nga puna gra që vuajnë nga kanceri...
Prej nesër shumë shkodranë do mbeten pa punë për shkak të reformës së shkrirjes së disa prej institucioneve (drejtorive) në varësi të Bashkisë Shkodër, të cilën administrata Beci u mundua t'a zbuste me termin 'ristrukturim'!
Pavarësisht termave të përdorur (ku ëmbël e ku ithët), realiteti është se shumë shkodranë janë nesër të papunë në një kohë varfërie dhe papunësie ekstreme që vuan Qarku I Shkodrës. Administrata Beci shkarkon njerëz, pa pikë logjike e mëshire, gra kryefamiljare, punonjës ku shumica prej tyre kanë mbi 20 vite punë, e shumë prej të papunëve të nesërm e në vijim janë në prag të daljes në pensionin.
Sot isha në konviktin e shkollës së muzikës "Prenkë Jakova" I cili frekuentohet nga 16 studentë/nxënës që akomodohen në ambientet e këtij konvikti. Shkresa e lirimit nga puna i ka ardhur të gjithë punonjësve dhe janë lënë në punë vetëm 2 kujdestare dhe 1 roje.
Bashkia Shkodër nuk ka menduar se kush do kujdeset për gatimin e 3 vakteve të ushqimit për nxënësit frekuentues, kush do marrë në dorëzim ushqimet për secilin vakt duke qënë se shërbimi në këtë konvikt përbëhet nga 3 turne.
Bisedova me disa nga punonjëset të cilave u kishte ardhur sot letra e lirimit nga detyra, të gjitha me eksperiencë pune mbi 20 vjeçare, të gjitha kryefamiljare që me rrogat e muajit mbajnë familjet e tyre.
Mizoria e pushtetit Benetian mbërrin deri aty sa të shkarkohet pa pikë mëshire e ndjesie, edhe një grua që vuan nga kanceri, e operuar tek të dy gjinjtë e që kryen kontrolle të vazhdueshme 6 mujore për të mbajtur nën kontroll situatën e shëndetit të saj! Po si munden të largojnë nga puna një zonjë të sëmurë, e cila ligjërisht dhe shkencërisht nuk duhet të ngarkohet me strese pasi mund të përkeqësojë gjëndjen e saj shëndetësore e madje larg qoftë mund të çojë edhe në fatalitet jetësor?
Kush mban përgjegjësi për gjithë këta njerëz që administrata Beci largon pa pikë dhembshurie apo arsyetimi duke lënë pa punë edhe pa atë të ardhur financiare që kishin e që shumica prej tyre mbajnë familjen?
Kjo situatë kërkon reagim shoqëror, fillimisht nga politika e pastaj nga vetë shoqëria. Duhet solidaritet përpara kësaj mizorie ku nuk merret parasysh as gjëndja shëndetësore e as ajo ekonomike e punonjësve të liruar nga detyra.
Nuk mund të fshish me gomë familje të tëra që prej nesër do I nënshtrohen forcërisht thellimit të varfërisë së ekonomive familjare. Boll është boll...
Shkodra e shkodranët nuk janë as 'arat e babës Tand' I nderuar kryebashkiak, prandaj sillu si shërbëtor I shkodranëve e jo si pronar I tyre sepse kupa është mbushur tashmë...", reagon këshilltarja demokrate në Bashkinë Shkodër.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Më të lexuarat