Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka folur për ato që ndodhën në protestën e ditës së sotme.
E ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Kryemadhi tha se protestuesit nuk ushtruan dhunë, ndërsa shtoi se përdorimi i gazit lotsjellës nga policia ishte i ekzagjeruar. Ajo tregoi më tej se i kishte plasur edhe një bombë zhurmuese para këmbëve.
"Njerëzit janë dëmtuar jo vetëm me gaz por edhe me ujë me solucion kimik sot. Edhe unë jam ndjerë keq. Një bombë e tillë si kjo që i ka plasur gazetarit Erjon Skëndaj më ka plasur edhe mua. Zhurma ishte e fortë. Po ashtu edhe përdorimi i gazit sot ishte i ekzagjeruar. Unë isha diku tek kafe 1 Maji dhe e ndjeva”,- sqaroi ajo.