Departamenti i Shtetit ka përgëzuar vendin tonë sa i takon bujarisë për pritjen e kontigjentit të dytë të muxhahedinëve. Në deklaratën e DASH, cilësohet se Shqipëria është një partner i fortë i SHBA në luftën për paqe dhe stabilitet në Irak.
Rreth 30 muxhahedinë të kampit Hurriya në Irak mbërritën në Shqipëri më 31 maj të këtij viti. Qeveria shqiptare ka pranuar të strehojë 210 muxhahedinë nga kampi Hurriya.
“Më 31 maj, tridhjetë banorë të kampit Hurriya u larguan nga Iraku me qëllim zhvendosjen e përhershme në Shqipëri. Shtetet e Bashkuara të Amerikës përgëzojnë Qeverinë shqiptare për ofertën bujare, për të pranuar deri në 210 ish-banorë të kampit Hurriya.
Shqipëria vazhdon të jetë një partner i fortë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të kontribuar në paqen dhe stabilitetin në Irak”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e DASH.