E ardhmja e Partisë Demokratike u diskutua në një emision televiziv me Genc Burimin në lidhje Skype dhe Arben Meçe në studio. Burimi shprehet se ndërkombëtarët janë të lodhur tashmë me kryeministrin Rama dhe po shohin tek PD-ja e Berishës.
‘Për mua qëndron si tezë. Kalimi i vulës tek PD është dhuratë e perëndimorëve, të cilët nuk mund të vazhdojnë më gjatë me Ramën si kryeministër. Natyrshëm perëndimorët po shikojnë tek PD. Rama i ka zhgënjyer perëndimorët. Një Shqipëri që pastron paratë. Problemi i parë që po qelbet Shqipëria me korrupsionin galopant. Problemi tjetër me stabilitetin demokratik të Shqipërisë. Rama solli dy probleme, nuk gjeti gjuhë të përbashkët me Kurtin dhe së dyti Rama u prish edhe me Mitsotakis. U zi në Ballkan me Kurtin dhe Mitsotakis. Kur këta perëndimorë të kenë një zgjidhje me PD, Rama thirret në SPAK’, tha Burimi.
Ndërsa Meçe vlerëson se një analizë e tillë e Burimit është fantazi, pasi ndërkombëtarët nuk kanë si kthejnë sytë tek Berisha, i cili po ia kalon partinë Argita Malltezit.
Më tej se kaq nuk mund të vejë fantazia. Vula që sot i vajti Berishës ishte lëvizje e zgjuar e Ramës, Berisha nuk thotë më që është i burgosur politik. Vetëm me një dhënie vule ia hoqi nga artikulimi. Berishës nuk i duhet vula. Ishte në kat të shtatë dhe do vazhdojë të jetë në kat të shtatë derisa drejtësia të ketë opsionin e vet. Jemi në fazë fillestare të procesit ndaj Berishës.
Më tej, që sot të ngresh çështjen që e gjithë armata për kryeministër në PS është eliminuar duhet të kishin folur për PD-në. Në dy vitet e fundit, më rezulton që Argita po merr drejtimin e partisë. Përveçse një pronë e Sali Berishës vetëm parti nuk është. Të pretendosh që rezervat e PS kanë mbaruar dhe i ka ardhur dita Berishës më duket si ëndërr. Edhe si ëndërr nuk pranohet. Të pretendosh që tashmë ndërkombëtarët kanë vendosur të largojnë Ramën dhe të sjellin Berishën me enturazhin e vet nuk ngacmon asnjë ndjesi. Jemi në përrallat e Andersen’, thotë Meçe.
Burimi replioi me Meçen, teksa kujtoi se Rama ka prishur marrëëdhëniet në Ballkan me Kurtin dhe Mitsotakis.
‘Tek fjalimi im nuk vure në dritë fjalën që ndërkombëtarët po u dalin zorrët nga barku nga korrupsioni i Ramës. Na shokon kjo që po ndodh në Shqipëri. Nuk numërohen më aferat. Nëse do kishte PS-ja një xhoker, do e bënin Ramën theror. Kë ke sot në PS një emër? Rama i ka shuar të gjithë. Sot është PD-ja është partia që ka votues më shumë se PS. Por ka një problem që ka një kandidat që nuk mund të jetë kryeministër se je non grata. O Meçe kujton ti se Amerika do rri sot pa gjumë prej Berishës? Problemi sot është Rama. Ky i zgjuari jonë krijon polemikë fallso me Mitsotakis. Problemi nuk është Berisha, por Rama’, thekson Burimi.
Meçe theksoi se për PD dhe Berishën nuk ka asgjë të re edhe me fitimin e së djathtës në Francë apo vende të tjerë, gjithashtu nuk ka ndryshim situate edhe nëse fiton Trump.
‘Shteti në Angli hapi një dosje të madhe për Berishën. Shteti amerikan nëpërmjet presidentit amerikan ka mbajtur qëndrim të veçantë ndaj Berishës. Kur dëgjojmë fabulën e dashit që pritet ti këputet dhe ne ti marrim në tokë ato të dashit… politika shqiptare ka prodhuar izma, izma. Dhe thonë të nderuar demokratë janë holluar aq shumë ato saqë do të bien. E tani meqë vjen Le Pen në Francë po ndryshon politika. Thatë dhe për Trump, dhe jua futi Rama, bleu çunin e Trump. Po nuk funksionon kështu mo. Duhet ndërruar ajo parti. Prandaj o burra demokratë vini duart se po bien ato të poshtë dashit’. nënvizon Meçe.