Analisti Mentor Nazarko, në një intervistë televizive komentoi hetimet ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, theksoi se ky i fundit po shantazhon me të gjitha armët e mundshme që ka në pozicion.
“ Berisha po shantazhon me të gjithë armët e mundshme që ka në pozicion. Por sjellja me forcë për të përmbushur “detyrim paraqitjen” nuk do të sjellë asnjë fakt të ri. E them se Gjyqtarët dhe prokurorët nuk vijnë nga qielli. Brenda SPAK, edhe pse është një institucion i vogël mund të ketë edhe dy rryma, ndaj duhet t’i japim kohën që SPAK të veprojë siç duhet”, tha Nazarko.