BREAKING NEWS

Rëndohen pozitat e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ja “perlat” që dyshohet se janë gjetur në celularin e sekuestruar në shtëpinë e nënës së deputetes së PL, hetuesit vizita “blic” nëpër institucione të ndryshme, skaner banesave të bashkëpunëtorëve të...

Rëndohen pozitat e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ja
x
BREAKING NEWS

Berisha u ka futur bërryla atyre që i shihte si rrezik, disa i largoi jashtë vendit dhe të tjerët i ka ekzekutuar, ja njerëzit që po përdor për të zgjidhur hallet e tij me SPAK, Ilir Meta është hajduti i famshëm i floririt, Fatos Mahmutaj zbardh prapas...

Berisha u ka futur bërryla atyre që i shihte si rrezik, disa i largoi
x
BREAKING NEWS

Britanikët tronditin pushtetarët shqiptarë, mbërrin grup i posaçëm në Tiranë për pastrimin e parave, nënshkruhet pakti mes SPAK dhe NCA, nisin procedurat për të dorëzuar dosjet për llogaritë në Londër

Britanikët tronditin pushtetarët shqiptarë, mbërrin grup i
x
BREAKING NEWS

E bujshme, javës tjetër “zbarkon” në tavolinën e SPAK dosja që ka përgatitur SHBA për Ramën dhe McGonigal me të gjitha provat përvëluese, nga vizitat në Tiranë, takimet dhe bisedat e fshehta me zyrtarët shqiptarë, te dëmi i madh prej miliona dollarësh ...

E bujshme, javës tjetër “zbarkon” në tavolinën e
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri zbardh prapaskenat e bujshme nga vizita e Blinken: Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Flamur Noka, Genc Ruli dhe Ridvan Bode janë futur në “listën e zezë” të SHBA, ja çfarë po përgatitin amerikanët

Idajet Beqiri zbardh prapaskenat e bujshme nga vizita e Blinken: Ilir Meta,
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime “VIP”: Krerët e opozitës janë të trembur nga SPAK, Partia Socialiste është ndarë në fraksione, ja plani i Ramës për të ‘bllokuar’ emrin e zëvendësuesit të tij, ju tregoj se çfarë po ndodh brenda selisë rozë...

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime “VIP”: Krerët e
x
BREAKING NEWS

Në dosjet e ish-sigurimit “figurojnë” 600 agjentë të UDB në Shkodër, infiltrimi i ish-spiunëve në PD e Sali Berishës, bazat ku u stërviten dhe urdhrat e fshehta që merrnin nga qeveria fashiste e Beogradit, studiuesi i ish-komunizmit për artin dhe muzik...

Në dosjet e ish-sigurimit “figurojnë” 600 agjentë
x
BREAKING NEWS

Fillon “tmerri” për gylenistët në Tiranë, nisin përplasjet dhe sherret, besimtarët tentojnë të përzënë myftiun e Tiranës në xhaminë “Dine Hoxha”, në rrezik edhe Bujar Spahiu, zbardhen kërcënimet me jetë për drejtuesin e Komunitetit Mysliman...

Fillon “tmerri” për gylenistët në Tiranë, nisin
x

Politike

Në përgjimet e “SKY ECC” dalin gazetarë të njohur që bashkëpunojnë me krimin dhe politikanë që kanë porositur vrasje, gati të fundoset një ministër, ja prapaskenat e bujshme, flet Anduena Llabani

Në përgjimet e “SKY ECC” dalin gazetarë të

Përgjimet e “SKY ECC” ku faktohet se mafia jeton në simbiozë me politikën, median dhe biznesmenët, fakte këto të cilat i disponojnë prokurorët belgë e francezë që kanë hetuar prej vitesh në bashkëpunim me FBI dhe që ndodhen në tryezën e Prokurorisë Speciale (SPAK), duket se do të shkaktojnë “tërmet” në Shqipëri. Kjo është bërë e ditur nga gazetarja e njohur e kronikës, Anduena Llabani, e cila ka bërë një deklaratë shumë të fortë, pasi sipas saj, në përgjimet e “SKY ECC” dalin dhe disa gazetarë të kronikës që bashkëpunojnë me krimin. Teksa ishte e ftuar në një studio televizive ajo foli për gazetarë kronike të paguar nga krimi për të raportuar versione të caktuara të ngjarjeve. “Kjo sindikatë nuk mund të jetë kurrsesi pa median. Gazetarët janë paguar për shërbimin që janë kryer. Ne e dimë që shërbimi ynë është të informojmë publikun, jo të ndërtojmë skema se nuk janë këta autorët, por janë të tjerët. Nuk jemi të gjithë njësoj, ka gazetarë që punojnë për një mision të caktuar dhe gazetarë që s’kanë kufij. Në këtë listë gazetarësh, janë edhe gazetarë që trajnohen nga Ambasada Amerikane”, deklaroi ajo.

Detaje nga hetimet

Më tej gazetarja Anduena Llabani theksoi se Erzen Breçani ka pranuar që të flasë për Prokurorinë në lidhje me gjithçka ai di. Llabani tha se në listën e personave që kanë pasur komunikime në “SKY” janë politikanë, gazetarë dhe biznesmenë. Ajo foli për gazetarë kronike të paguar nga krimi për të raportuar versione të caktuara të ngjarjeve. “Kanë dalë të dhëna shokuese për prokurorët. Nuk është vetëm Nuredin Dumani, edhe Erzen Breçani është treguar bashkëpunëtor, ka pranuar të flasë, madje duke kërkuar edhe mbrojtje. Janë disa emra gazetarësh të kronikës. Janë emra që janë përfituar në komunikime kryesisht të grupeve kriminale në Durrës, Shijak dhe Vlorë. Kjo sindikatë nuk mund të jetë kurrsesi pa median. Gazetarët janë paguar për shërbimin që janë kryer. Ne e dimë që shërbimi ynë është të informojmë publikun, jo të ndërtojmë skema se nuk janë këta autorët, por janë të tjerët. Nuk jemi të gjithë njësoj, ka gazetarë që punojnë për një mision të caktuar, dhe gazetarë që s’kanë kufij. Në këtë listë gazetarësh, janë edhe gazetarë që trajnohen nga Ambasada Amerikane”, u shpreh ajo. Po ashtu, Llabani theksoi se flitet edhe për politikanë të cilët kanë porositur vrasje, apo që kanë vendosur gjoba përmes Nuredin Dumanit. “Në disa komunikime kemi z.Breçani që orienton djalin e tij të qëndrojë larg personave që kanë para dhe kanë trafiqe në dorë. Nuredin Dumani ka pasur një platformë tjetër, e quajtur Matrix, ku është edhe një grup më i ngushtë i shqiptarëve që kanë përdorur këtë lloj aplikacioni. Flitet që ka edhe politikanë që kanë urdhëruar vrasje të personazheve të botës së krimit, si dhe kanë vendosur gjoba përmes Nuredin Dumanit. Do dalin perla të tjera nga kjo gjë. Duke u gjendur në këto kushte, përballë një dëshmitari kyç i Nuredin Dumani, Z. Breçani s’ka pasur zgjidhje tjetër dhe ka kërkuar të flasë dhe ka pranuar që të jetë pjesë e zbërthimit të çështjes. SPAK-ut i janë lidhur duart dhe do t’i shkojë hetimit deri në fund. Paralel me Shqipërinë do të ketë hetime edhe në vende të tjera të BE-së”, tha ajo.

Kupola e policisë bashkëpunon me krimin

Ndërkohë gazetarja Anduena Llabani ka paralajmëruar një tjetër skandal brenda datës 22 dhjetor, sa i takon përgjimeve të “SKY ECC”. Ajo paralajmëroi se do të dalin emra të njohur, teksa e cilësoi absurd qëndrimin e ministrit të Brendshëm Taulant Balla për policët e lidhur me krimin. Sipas saj, ai e di se kush del në përgjime, por nuk ka bërë asnjë shkarkim. ““Ishte një urdhër që ministri paralajmëroi që kush ka përdorur aplikacion do të largohej nga policia. Nga ajo ditë deri tani unë nuk di që në polici të jenë bërë shkarkime për shkak se është zbuluar që një drejtues policie ka qenë pjesë e aplikacionit. Atë e ka bërë SPAK-u. Erzen Breçani ka kërkuar që të flasë për Prokurorinë në lidhje me gjithçka ai di. Ne në Polici sot s’kemi më asnjë emërim, asnjë delegim. Kemi vetëm emra shefash komisariatesh, që janë me njollë të kuqe, ku ka dyshime se si këta punonjës policie marrin në drejtim një polici qarku, dhe kush vendos për këta. Ka raste që janë bërë delegime brenda natës. Ti mendon që ministri i Brendshëm nuk e di që kupola më e lartë e Policisë së Shtetit janë të përfshirë në enkro chat?! Çfarë pret që nuk bën lëvizje?! Çudia më e madhe është që ti shikon njerëz në kupolën e Policisë, që kanë qenë pjesë e komunikimeve në SKY, që janë shumë të qetë. Çfarë presin këta?! A është ky një teatër, apo do e lëmë në ndërgjegjen e këtyre që të japin dorëheqjen?! Jam kurioze të di nëse vizita e z.Balla në Angli dhe deklaratat që ai bën përtej kufirit kanë lidhje me atë që do ndodhë shumë shpejt në Shqipëri. Mbas datës 22 Metamorfoza do të ketë një tjetër konkluzion, që do bëhet publike. Janë përftuar të dhëna shokuese për Policinë e Shtetit. Pas datës 22 do dalin emra drejtuesish të lartë të Policisë. Në këtë listë do jenë politikanë, gazetarë dhe biznesmenë. Ata i dinë, ne na vijnë në mënyrë të tërthortë informacionet. Dy, tre emra i dimë, por për arsye etike s’mund t’i themi. SPAK-u dhe BKH-ja janë duke punuar të vetëm në këtë histori. SHIK-u s’ka deleguar asnjë informacion në lidhje me çështjet në fjalë, edhe kur u arrestua Nuredin Dumani, ku kishte një kërkesë për dhënie informacione nga SHISH për individë të inkriminuar. Kishte informacione që SHISH-i s’i ka dërguar. Dumani është çelësi anglez, që ka zbërthyer shumë kode në Sky enkro”, nënvizoi gazetarja Llabani.

Më të lexuarat