Analisti Ben Andoni, në një intervistë televizive foli për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së, ku Berisha bëri thirrje për mosbindje civile. Andoni u shpreh se pjesa e mosbindjes civile është e pamundur të realizohet në këtë moment.
‘’Në zgjedhjet e fundit vendore, PD ka marrë pak bashki. Tani edhe bashkitë e vogla janë marrë nga socialistët. Pjesa e mosbindjes civile bëhet në momentin kur krijohet një lloj fryme dhe arrihet që kjo të përcohet në të gjitha strukturat.
Është e pamundur në këtë moment që kjo të realizohet nga ky grupim brenda formacionitë të PD. Për hir të së vërtetës sfidën më të madhe PD e ka të identifikimit ligjor.
Berisha megjithëse sot bëri një Kuvend, problemin më të madh e ka që akoma grupimi që ai përfaqëson në zgjedhjet e fundit doli nën ombrellën e Partisë së Lirisë’’, tha ndër të tjera Andoni.