BREAKING NEWS

Londra aktivizon planin sekret për të zbuluar lidhjet e politikanëve shqiptarë me kriminelët, vjen sot në Tiranë Lord Dingeman,  trajnime prokurorëve të SPAK për pastrimin e parave dhe sekuestro pronave, ja emrat “VIP” të rrezikuar, zbardhet projekti b...

Londra aktivizon planin sekret për të zbuluar lidhjet e
x
BREAKING NEWS

Ja kush e dha urdhrin për të vrarë Servet Pëllumbin dhe si bandat shtetërore të drejtuara nga gjenerali Agim Shehu na zunë pritë tek Ura e Dajlanit, Spartak Braho kujton dhunën e ’96-ës dhe zbulon bisedën brenda makinës me zyrtarin e lartë të PS...

Ja kush e dha urdhrin për të vrarë Servet Pëllumbin dhe si
x
BREAKING NEWS

Bujar Çela e Petro Koçi rrëfejnë tmerrin e majit ’96: Si u dhunuan, gjakosën dhe torturuan socialistët me urdhër të Sali Berishës, SPAK të hetojë ngjarjen

Bujar Çela e Petro Koçi rrëfejnë tmerrin e majit
x
BREAKING NEWS

Pakti për të eliminuar Reformën në Drejtësi, Berisha-Bardhi kundër rezolutës, por bëhen pjesë e komisionit special për të shpëtuar nga qelitë e SPAK

Pakti për të eliminuar Reformën në Drejtësi,
x
BREAKING NEWS

Largohet njeriu që i doli kundër SHBA për zgjedhjen e Altin Dumanit në krye të SPAK, i hapet rruga profesoreshës së njohur

Largohet njeriu që i doli kundër SHBA për zgjedhjen e Altin
x
BREAKING NEWS

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e Monika Kryemadhit dhe Flamur Nokës, ja çfarë po ndodh brenda SPAK

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali Berishës, Frrok Çupi rrëfen të pathënat pas propozimit të Argitës si drejtuese e “Rithemelimit”, nga vrasjet nën pushtetin e tij dhe detajet nga nata kur u zgjodh kryetar, si ulërinte e përplaste këmbët mb...

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i deputetit të Rithemelimit, u paraqit si person në dijeni, jo si denoncues

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i
x

Politike

"Nëse këto para do të përdoreshin në dobi të shqiptarëve, secili do të ishte...", Pampuri akuza ndaj Ramës: Në një vit ka shkaktuar një dëm ekonomik prej 709 milion eurosh

"Nëse këto para do të përdoreshin në dobi të

Nënkryetarja e Partisë Demokratike zyrtare, Oriola Pampuri në një deklaratë për mediat është shprehur se qeveria Rama në një vit ka shkaktuar një dëm ekonomik prej 709 milion eurosh.

Po ashtu Pampuri shtoi se borxhi që qeveria shqiptare ia ka kompanive të ndryshme për shkak të arbitrazhit ndërkombëtar është 200 milion euro.

Sipas saj, nëse të gjitha këto para do të përdoreshin në dobi të shqiptarëve, atëherë çdo shqiptar do të ishte më i motivuar të jetonte dhe punonte në Shqipëri.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, NËNKRYETARJA, ORIOLA PAMPURI:

Plot 709 milion euro dëm ekonomik ka shkaktuar qeveria Rama për 1 vit në prokurime, tendera e koncesione, sipas raportit përmbledhës së KLSH.

Sipas gjetjeve të audituesve të Kontrollit të Lartë të Shtetit të kryer në 195 institucione publike rezultojnë:
-“7.17 miliardë lekë janë dëm ekonomik”
– “64.9 miliardë lekë janë efekte negative për shkak të parregullsive”
– “2.32 miliardë lekë mangësi në aktivitetin kotrollues tatimor”


Në total do të thotë se kemi një dëm prej 72,4 miliardë lekë të reja ose 709 milionë euro përgjatë vitit 2023.

Me fjalë të thjeshta, dëmi për vit 2023 është sa:
– 1/6 e të ardhurave buxhetore të qeverisë për vitin 2023;
– 60 herë më shumë se fondi për Kompensimin e Ish-Përndjekurve Politikë për 2024;
– 20 herë më shumë se fondi për rritjen e mbi 700 mijë pensioneve për vitin 2024;
– 17 herë më shumë se fondi për Kompensimin me Vlerë të Pronarve;
– 6.5 herë më shumë se fondi për rritje pagash për vitin 2024;
– 3 herë më shumë se sa fondi i Ndihmës Ekonomike dhe Paaftësisë.

Kujtojmë këtu që miliona euro në vit abuzime të koncesionareve të shëndetësisë të cilat faturojnë më shumë shërbime se cfarë kryejnë realisht, si në analizat e check-up, hemodializës, aseteve kirurgjikale apo dhe të analizave laboratorike të spitaleve publike. Katër koncesionet në shëndetësi që marrin plot 50 milion euro në vit.

Gati gjysma e këtij dëmi ekonomik ose 34 miliardë lekë (335 milion euro) është shkaktuar nga skema e borxheve dhe keqmenaxhimit të sektorit elektroenergjik me sektorin e ujësjellësvë. OSHE, OST me borxhe ndaj njëri tjetrit për shkak të keqpqërdorimit në blerje energjie në tregje ndërkombëtare me cmime mjaft të larta e nga ana tjetër me mos mbledhje të debitorve të mëdhenj.

Ndërkohë mbi 200 milion euro është borxhi që qeveria shqiptare ia ka kompanive të ndryshme për shkak të arbitrazhit ndërkombëtar.

Poashtu mbi 200 milion euro janë dëme të akumuluara në tendera e prokurime sipas raportimeve audituese të KLSH, sikundër dhe Urgjenca e QSUT e cila i kushtoi shqiptarëve plot 17 milion euro, prej 2 muaj është jashtë funksionit për shkak të neglizhencës dhe keqmenaxhimit.

Gjithë ky dëm kolosal mund të evitohet, vetëm nëpërmjet një qeverie e përgjegjshme, e cila nuk con qindra million euro cdo vit (tashmë prej së paku 7 vitesh) në koncesione jo efikase dhe korruptive sipas institucioneve të drejtësisë, KLSH apo raporteve ndërkombëtare, abuzime qindra milionshe me tendera e projekte të cilat nuk mbarojnë kurrë, si rruga e Arbërit, Qaf Thanë-Qaf Plloçë, etj., apo në vjedhje në Bujqësi, Turizëm dhe Industri përpunuese me fondet e BE dhe donatorëve të tjerë.

Nëse të gjitha këto parë do të përdoreshin në dobi të shqiptarëve, do të mbështeteshin realisht të gjithë ato sektorë e grupe sociale që kanë më shumë nevojë, atëherë çdo shqiptar do të ishte më i motivuar të jetonte dhe punonte në Shqipëri.

Faleminderit!

Më të lexuarat