Konferenca e Kryetarëve ka pranuar një kërkesë të mazhorancës për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Dezinformimin, ku pro formimit të tij kanë votuar vetëm deputetët e Partisë Socialiste.
Analisti Ben Andoni tha përmes një intervistë televizive, se nevojitet transparencë për mekanizmat e këtij komisioni.
Sipas Andonit ligje të tilla janë të nevojshme, por zhvendosin vëmendjen nga çështje të tjera.
“Ka një lloj paqartësie sa i përket ardhjes së komisionit.
Ka gati 700 e ca portale, dhe një pjesë e madhe janë pa burime, kjo përbën një problem.
Problemi më i madh është problemi i qasjes së këtij komisioni përballë këtij realiteti. Nëse hapat do të ishin të mirëditura ne për këtë komision do të ishim shumë të qartë.
Kjo lloj amullie, kur kriza e korrupsionit është kaq e madhe dëshirojnë të hiqet vëmendja.
Besoj se ajo do i delegohet AMA-s. Në momentin që nuk është zbardhur akoma si ligj nuk mund të hamendësojmë. Prandaj përmenda pjesën e transparencës së ligje të tilla kanë nevojë për një pjesë përgatitore, mekanizmat si do të realizohet transparenca si dhe institucionet që do të merren me zbatimin e këtij ligji.
Problemi i këtij ligji është problemi i transparencës dhe problemi i thjeshtimit të këtij ligji.
Ligje të tilla e zhvendosin vëmendjen, jo se nuk është nevojshëm.”