Mbledhja e parë e komisionit të sigurisë me pjesëmarrjen e opozitës u shfrytëzua nga demokratët për të hapur çështjen e arrestimeve të drejtorëve të bashkisë Tiranë.
Madje Ferdinand Xhaferraj nuk nguron të shprehet se ka ndryshuar mënyra e grabitjes së parave.
Nga përqindja siç tha ai, te marrja e të gjithë fondit përmes ngritjes së kompanive.
“Sepse deri më tani shihnim zyrtarë që akuzohen për 20% tendera, tani duan t’i marrin vetë duke ngritur kompani vetë. Vrasin kështu konkurrencën dhe ndërmarrjen e lirë.”
Por mazhoranca edhe një herë i qëndroi parimit për mbështetje të drejtësisë së re.
“Të lëmë drejtësinë të punojë.”
Normaliteti në kuvend solli edhe shqyrtimin e kërkesës së presidentit për rishikimin e ligjit mbi shtetësinë.
“Duhet të heqim menjëherë detyrimin për çdo shtetas me kombësi shqiptare, që për të marrë shtetësinë duhet të japë një provim në gjuhën shqipe.”
Duhet tërheqim menjëherë detyrimi në çdo shtetasi me kombësi shqiptare që për të marrë shtetësinë duhet të japë aprovimin e gjuhen shqipe.
Në mbledhje nuk munguan as batutat.
“Mos e ikin prap këta”
Socialistë dhe demokratët u bënë bashkë për të pranuar dekretin e presidentit Begaj, ndërsa ligji për shtetësinë do të kalojë edhe një herë në kuvendin e Shqipërisë.