BREAKING NEWS

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët dhe drejtorët që kanë shërbyer si transportues të parave të tij dhe detajet nga biznesi i tij i fshehtë me lidhje në Indi ku 1 gur i bardhë bën 400 euro, Idajet Beqiri nxjerr të fshehtat trond...

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët
x
BREAKING NEWS

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën e PL, ja lista me emrat “VIP” që rrezikojnë prangat, nga falsifikimi i formularëve, te pastrim parave, Ilir Meta përjashton Monika Kryemadhin dhe të gjithë mbështetësit e saj në nivel drejtues...

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën
x
BREAKING NEWS

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll derën e kandidimit në zgjedhjet e 2025 zyrtarëve të korruptuar dhe atyre që kanë llogari të hapura me SPAK, kryeministri sfidon amerikanët dhe shpërthen në sulme e akuza ndaj Gjykatës Kushte...

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll
x
BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x

Politike

Nga favoret seksuale te abuzimet me tenderët, rënia e kryebashkiakëve “problematikë” të Ramës

Nga favoret seksuale te abuzimet me tenderët, rënia e

Vetëm dy muaj larg zgjedhjeve lokale të 14 majit, SPAK godet sërish. Këtë të mërkurë me urdhër të SPAK u arrestua Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla. Lefter Alla bëhet me dije se u arrestua, pasi akuzohet për korrupsion dhe për abuzime me tenderat publike gjatë ushtrimit të detyrës si kryetar i bashkisë së Bulqizës. Por kjo nuk është hera e parë që Lefter Alla përballet me institucionet e drejtësisë, pasi pak vite më parë u akuzua për konsum kokaine në një lokal, ku u shfaq edhe një video si provë. Arrestimit të Allës nuk është i vetmi, pasi në 15 maj të 2015, bëri bujë lajmi i arrestimit të ish-kryebashkiaut të Dibrës Shukri Xhelili. Ish-kreu i Bashkisë Dibër, Shukri Xhelili u arrestua me akuzën për “Korrupsion pasiv” në formën e kërkimit të favoreve seksuale. 2016- Elvis apo Ervin Rroshi, kryetari i shumëpërfolur i Kavajës për të shkuar kriminale, dha dorëheqje dhe pranoi se ka qenë i dënuar në Itali, por këmbëngul se “nuk ka pasur dijeni” për dënimin dhe se është viktimë e “shpifjeve”. Kryetari i Bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi, i cili më parë ka pasur emrin Ervin Rroshi, deklaroi sot dorëheqjen nga posti si kryebashkiak duke u bërë viktima e parë e ligjit për Integritetin e Personave të Zgjedhur apo të Emëruar, i njohur më së shumti si ligji i dekriminalizimit të skenës politike të vendit, pasi zbuloi se mbi të rëndon një vendim dënimi në Itali. Rroshi, kryebashkiak i Kavajës që nga viti 2011, ka qenë akuzuar më herët për dënime në Itali dhe Zvicër për aktivitete të lidhura me trafikun e drogës. Në formularin e vetëdeklarimit, Rroshi pati deklaruar se hetuar në qytetin e Mynihut në Gjermani “para vitit 2002”, por “nuk e mbante mend” arsyen se pse qe hetuar dhe as rezultatin e hetimit. 2019- Kryebashkiaku i sapozgjedhur i Shkodrës Valdrin Pjetri kishte fshehur në formularin e vetëdeklarimit  faktin se ishte arrestuar, dënuar dhe dëbuar nga Italia për trafik lëndësh narkotike në vitin 2003. Për këtë shkak, në gusht 2019, Pjetri u dorëhoq nga marrja e detyrës së kryebashkiakut dhe tha se do t’i përgjigjet akuzave të bëra nga opozita si qytetar i thjeshtë. 2019- Kryebashkiaku i  Vorës Agim Kajmaku, akuzohej për fshehje të së shkuarës kriminale në formularin e dekriminalizimi. Agim Kajmaku, i cili ka mbajtur dhe emrin Jorgo Toto kur ka jetuar në Greqi, është arrestuar, dënuar dhe dëbuar nga Greqia për përdorim dhe shpërndarje të kartomonedhave të falsifikuara. Pas verifikimit nga prokuroria, më 1 nëntor 2019, KQZ shkarkoi Kajmakun për shkelje të ligjit të dekriminalizimit.  Prej 11 nëntorit zoti Kajmaku është në arrati, ndërkohë që Gjykata e Apelit ka dhënë masën arrest me burg në mungesë. 2020- Kryebashkiaku i  Mallakastrës Qerim Ismailaj, akuzohej se ishte dënuar me burg në Greqi për rrahje e plagosje, dhe këtë fakt e ka fshehur në formularin e dekriminalizimit. Një javë më pas, Prokuroria e Përgjithshme nisi hetimet dhe i mori Ismailjat shenjat e gjishtërinjve. Kryebashkiaku Ismailaj ka mohuar disa herë akuzat duke theksuar se nuk ka dijeni për dokumentet e publikuara nga PD. 1 muaj më parë Kryetari i Bashkisë së Mallakastrës Qerim Ismailaj është dënuar nga GJKKO me 6 muaj burg që konvertohet me 40 orë pune për interes publik.

Më të lexuarat