BREAKING NEWS

Nuk ka ndodhur kurrë më parë, euro dhe paundi thyejnë rekord historik, sot kapin fundin

Nuk ka ndodhur kurrë më parë, euro dhe paundi thyejnë rekord
x
BREAKING NEWS

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, ja çfarë ndodhi sot me gjyqin ndaj Arbër Paplekajt

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, ja çfarë ndodhi sot me gjyqin ndaj
x
BREAKING NEWS

“I mori për Visin”, zbardhen detaje të reja nga vjedhja e targave që fundosën ushtarin e Martinaj

“I mori për Visin”, zbardhen detaje të reja nga vjedhja e
x
BREAKING NEWS

Draft-propozimi i Shqipërisë për Asociacion, vjen reagimi i menjëhershëm nga BE

Draft-propozimi i Shqipërisë për Asociacion, vjen reagimi i
x
BREAKING NEWS

“Diplomacia është kthyer në vend qokash”/ Deputeti i PD-së ja ‘plas’ në sy kandidates për ambasadore në Izrael: Nuk ju shoh për këtë post, Cv-ja juaj...

“Diplomacia është kthyer në vend qokash”/ Deputeti i
x
BREAKING NEWS

Ndihmoi në atentatin në lokalin e Fatjon Muratit, Gjykata jep vendimin për ushtarin e Vis Martinajt

Ndihmoi në atentatin në lokalin e Fatjon Muratit, Gjykata jep vendimin
x
BREAKING NEWS

Dalin në dritë detaje të reja nga grabitja e banesës së gjyqtares, zbardhet denoncimi i bashkëshortit të saj: Ishim në punë kur...

Dalin në dritë detaje të reja nga grabitja e banesës së
x
BREAKING NEWS

A mund të vazhdohet pas çdo humbje, me argumentin na vodhën zgjedhjet? Gazetarja e njohur ‘zë ngushtë’ Berishën, ja reagimi i tij

A mund të vazhdohet pas çdo humbje, me argumentin na vodhën
x

Politike

Nga floriri i Krrabës te inceneratorët, Shoqëria Civile proteston para SPAK, kërkon të zbulohen dhe dënohen fajtorët e krimeve më të rënda në Shqipëri

Nga floriri i Krrabës te inceneratorët, Shoqëria Civile proteston

Anëtarë të Këshillit Organizativ të Kuvendit Kombëtar Shqiptar dhe Unioni i Shoqërisë Civile protestuan dje para godinës së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ata kërkuan nga llogari nga SPAK se përse nuk ka zbuluar e dënuar personat përgjegjës, funksionarët e lartë shtetërore në 33 vite demokraci për një sërë krimesh të pazbardhura. Protestuesit kërkuan përgjigje për vjedhjen e floririt të Krrabës, mosdënimin e zyrtarëve të shtetit për aferën e inceneratorëve, vrasjet e biznesmenëve Kosta Trebicka e Remzi Hoxha, etj,  “Ku është floriri i Kërrabës?”, “Kush e pengon votën e diasporës?”; “Kush ia fali detin Greqisë?”, “Pas vjedhjes në Bankën e Shqipërisë, në vend se të dënohej, guvernatori u shpërblye me para”, “Kur do shkojnë para drejtësisë hajdutët e inceneratorëve?”, “Si u vu Janullatosi kryepeshkop i Shqipërisë”, “Kush i ndërton shtatoret e kriminelëve të Greqisë në Shqipëri?”, “Pse e vranë Kosta Trebickën?”, “Kush e vrau Remzi Hoxhën, e duam trupin”, shkruhej në pankartat e tyre. Në njoftimin në faqet zyrtare, Unioni i Shoqërisë Civile dhe Këshilli Organizativ i Kuvendit Kombëtar Shqiptar deklaruan se qëllimi i kësaj proteste ishte nxitja dhe shtyrja e institucioneve të drejtësisë për të zbuluar krimet më të rënda në demokracinë shqiptare dhe dënimin e personave përgjegjës. “Objekt i kësaj proteste është nxitja e mbështetja e punës së institucioneve të drejtësisë e veçanërisht të Strukturës Antikorrupsion, në drejtim të hetimit, zbulimit e ndëshkimit të krimeve, të krerëve më të lartë të politikës e drejtësisë shqiptare, në këto 30 vite demokraci. Qytetarët shqiptarë kërkojnë me insistim, që ata politikanë që kanë vjedhur e kanë vënë dorë mbi pasurinë e popullit, të hetohen, të çohen në sallën e gjyqit, t’u konfiskohet pasuria e të dënohen për fajet që i kanë bërë popullit shqiptar”,  thuhet në njoftim.

Më të lexuarat