“Këto zgjedhje, janë zgjedhje për të përcaktuar me votë çfarë do të ndodhi me Shqipërinë. Do vazhdoni me përmbytje, pa ujë të pijshëm. Kush nuk e bëri 8 vjet, nuk ka shans ta bëjë 4 vjet të tjera. Prandaj është bërë demokracia, prandaj është bërë vota". Ky ishte apeli i lëshuar nga kryesocialisti Edi Rama, ndërsa zhvilloi sot një bashkëbisedim me banorët e Lezhës.
"Vota është për të marrë në punë Qeverinë, jo për të mbajtur në punë njerëzit kot. Me teorinë, ky është i joni se është nga veriu. Kjo s’ka lidhje fare. Duhen bërë zgjedhje me mend në kokë, për të parë çfarë do mund të ndryshoj unë me votën time", u shpreh Rama.
“Në këtë fushatë unë nuk kam folur shumë për ujin e pijshëm, se më vjen turp. Sa herë ka fushatë, do t’ju japim ujë për të pirë dhe ujë s’ka. 8 vjet në pushtet, të kisha qenë në vendin e tij do kisha ik, meqënëse nuk ju solla dot ujë nuk e meritoj. Për çështjen e ujit të pijshëm do të angazhohemi ditë-natë, që çdo shtëpi e këtij vendi të ketë ujë për të pirë dhe për tu larë. Kjo e ndan qytetërimin nga mesjeta. Kjo e ndan qytetërimin me shtet nga një popull pa shtet. Do bëjmë gjithçka që një orë e më parë, kjo çështje të zgjidhet. Një familje që ka hallin e ujit, pas 23 Qershorit do ketë në krah një Qeveri dhe një kryeministër që hallin e tyre do ta ketë hallin e vet. Lufta jonë për ujin e pijshëm në çdo shtëpi, do jetë luftë e përditshme”, deklaroi Rama.
“Duhet të ngremë shtetin që duhet të mbrojë njerëzit nga përmbytjet, nga krimi. Njerëzit armatosen me çifte që të mbrojnë shtëpinë, se vijnë jua vjedhin dhe nuk përgjigjet kush. Pse, se s’ka shtet. Por çfarë diskutimesh bëjmë ne, nëse A-ja nuk eksiton. Pa dashur që të tregojmë përralla këtu, se ju e dini kush i tregon përrallat. Mjafton të hapni televizorin, keni gjyshin me antiplumb. Përralla nuk tregojmë. Kushdo që vazhdon ta mbajë pushtetin në qafë e ka të thjeshtë, votën për Saliun. Kush do qeverinë në krah, nuk duhet të shohë fare teserën e partisë, por të votojë Partinë Socialiste".