Qeveria ka nisur procesin për zëvendësimin e ambasadorëve të cilëve u ka mbaruar mandati! Mësohet se këto ndryshime nga qeveria pritet që të kalojnë në presidencë për t’u zyrtarizuar. Burime për gazetën “SOT” bëjnë me dije se ish-deputeti Ervin Bushati, pritet që të zëvendësojë ambasadoren Floreta Faber në SHBA. Ndërsa analisti Mustafa Nano, është propozuar për të qenë ambasador i Shqipërisë në Zvicër. Të njëjtat burime bëjnë me dije se Ilir Gjoni i cili është ambasador në Zvicër, mësohet se është propozuar të kalojë ambasador në NATO. Ndërsa vendin e ambasadorit në Emiratet e Bashkuara nga Ermal Dredha pritet ta zëvendësoi Ridi Kurtezi. Emri tjetër, ish-nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi do të drejtojë Misionin e Përhershëm të Shqipërisë pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë. Ndërsa ish-deputeti socialist Fate Velaj do të drejtojë diplomacinë shqiptare në Vjenë.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë