BREAKING NEWS

Arian Çani del me deklaratën tronditëse: Mos hyni në çdo lokal, ja ku është vendi i ndalur për të pirë kafe në Tiranë, aty jetojnë vrasësit

Arian Çani del me deklaratën tronditëse: Mos hyni në
x
BREAKING NEWS

“Punësim në shpi bari, trafikim njerëzisht drejt Anglisë”/ Si shqiptarët po e kthejnë TIK Tok në një dark Web duke joshur edhe bandat kriminale

“Punësim në shpi bari, trafikim njerëzisht drejt
x
BREAKING NEWS

Aksident i rëndë, përplasen dy makina, humb jetën efektivi i policisë

Aksident i rëndë, përplasen dy makina, humb jetën efektivi i
x
BREAKING NEWS

"Pa miratimin e tyre s'qarkullon asnjë varkë"/ E përditshmja italiane ‘zbërthen’ mafien shqiptare: Ecin me "nder" dhe "pakte gjaku"

"Pa miratimin e tyre s'qarkullon asnjë varkë"/ E
x
BREAKING NEWS

“Pres të arrestohem të martën”/ Habit ish-presidenti Donald Trump, bën lëvizjen urgjente, fton qytetarët të...

“Pres të arrestohem të martën”/ Habit ish-presidenti
x
BREAKING NEWS

Takimi Kurti-Vuçiç në Ohër, Bashkimi Europian zbardh detaje nga marrëveshja për të cilin u negociua mbi 10 orë

Takimi Kurti-Vuçiç në Ohër, Bashkimi Europian zbardh
x
BREAKING NEWS

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Reagon Shtëpia e Bardhë dhe bën thirrjen e fortë

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Reagon Shtëpia e Bardhë dhe
x
BREAKING NEWS

Situata e Covid-19 në vend, ministria e Shëndetësisë del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Situata e Covid-19 në vend, ministria e Shëndetësisë del me
x

Politike

Nga përmendja e emrit të Edi Ramës 6 herë në dosje, te mesazhet dhe takimet me ish-agjentin e FBI, mediat amerikane tregojnë si funksiononte skema dhe publikojnë informacionin që mund të tronditë kryeministrin shqiptar

Nga përmendja e emrit të Edi Ramës 6 herë në dosje, te

Mediat shqiptare dhe botërore, veçanërisht ato amerikane, duket se po “ziejnë” sa i takon skandalit me ish-agjentin e FBI, Charles McGonigal dhe lidhjet me Shqipërinë, pas takimeve “sekret” që ai ka pasur me kryeministrin Edi Rama dhe shumës prej 225 mijë dollarë që ai ka marrë nga një ish-oficer i inteligjencës në Shqipëri, më konkretisht Agron Neza, që në dosje identifikohej si “Personi A”.Personi në fjalë i ka dhënë paratë McGonigalit, mes të tjerash që ky i fundit të hapë një hetim në SHBA në lidhje me një lobues që ka lobuar “për një parti të ndryshme me atë të kryeministrit shqiptar”.Për Partinë Socialiste këto akuza janë veçse një tymnajë e ngritur nga opozita vetëm me qëllimin për të hequr vëmendjen nga provat e reja sa i takon çështjes së “21 janarit”. Por ndërsa socialistët mbrohen, gazetari i njohur me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Robert Papa ka deklaruar dje në një media se informacionet që kanë në dosje prokurorët dhe gjykatësit amerikanë mund të tronditin pozitat e kryeministrit Rama. Madje Papa zbuloi se nuk janë vetëm 225 mijë dollarë të marra nga spiuni rus i FBI-së, por edhe 500 mijë dollarë nga një bankë në Qipro. “Nuk janë vetëm 225 mijë dollarë të marra nga spiuni rus i FBI-së, nga spiuni i Sigurimit shqiptar. Janë edhe 500 mijë dollarë të tjera që del nga aktakuza në Nju-Jork”. Nga një bankë në Qipro kanë çuar pagesa në një kompani të Nezajt në Nju-Xhersi i cili duket se ka bashkëpunuar me FBI-së në hetimet ndaj shefit të madh. Kam frikë se edhe Rama do ketë qenë në këto hetime edhe si dëshmitar. Sepse janë fakte drekat dhe darkat të bëra në Shqipëri. Thuhet në një vend që spiuni rus i tregoi Ramës në zyrën e tij dokumente të FBI-së. Skandali është më i madh se këto dy tre fakte. Fakti që emri i Ramës del 6 herë dhe ai është takuar 4 herë me kryeministrin shqiptar, tregon që ky problem s’do kalojë kaq lehtë. Favoret që Rama i ka bërë spiunit rus të FBI-së tregon që problemi është tejet më i rëndë. Ato 500 mijë dollarë të ardhura nga Qipro. Hetimi ka filluar nga një email”, deklaroi Papa.

Provat që ka në dorë gjykata amerikane

Ndërkohë mediat amerikane kanë nxjerrë edhe të tjera detaje nga provat e ish-agjentit tëFBI që janë marrë në shqyrtim nga gjykata Uashington.Janë pikërisht disa komunikime, mesazhe të cilat faktojnë marrëdhëniet që ish agjenti i FBI ka pasur me politikanë në Shqipëri, ku nuk përjashtohet kryeministri Edi Rama apo njerëz të afërt me të, qeverinë e Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës.Në dosje citohen edhe dhuratat dhe pagesat që ish agjenti i FBI, ka marrë. Mes mesazheve jane edhe ato me Agron Neza, ish-oficer i inteligjencës në Shqipëri, i cili dyshohet se i ka dhënë pagesat McGonigal.Zyrtari i lartë i FBI-së rezulton se ka vizituar Tiranën në mënyrë të përsëritur, është takuar me kryeministrin shqiptar, me një politikan në Kosovë dhe dy politikanë në Bosnjë, ka marrë së paku 225 mijë dollarë nga një shqiptar me vendbanim në Nju Xhersi, i cili i ka siguruar këto para dhe të tjera përmes një rrjeti kompanish.Sipas aktakuzës, zyrtari i FBI ka udhëtuar disa herë drejt Shqipërisë dhe është takuar me Ramën në disa prej këtyre vizitave. Aktakuza në D.C. vëren se “as FBI dhe as McGonigal nuk pagoi për hotel ndërsa gjendej në Shqipëri.”

Ja si funksiononte skema

Sipas akuzës dhe shkrimit të mediave amerikane, McGonigal u takua me “Personin A” në gusht 2017 dhe e pyeti nëse ai mund t’i jepte atij para. Në 5 shtator 2017, ai udhëtoi në Shqipëri si qytetar privat, një udhëtim që e deklaroi në FBI, por për të cilin, dështoi të thotë se shpenzimet e udhëtimit do të paguheshin nga personi A dhe se gjatë udhëtimit, ai u takua me një të dytë, të quajtur Personi B, bashkë me të cilin takoi kryeministrin Edi Rama.Ndërkohë personi B përshkruhet si këshilltar informal i kryeministrit Edi Rama, i tillë që kishte një adresë emaili zyrtare të qeverisë, ndërkohë që ishte i punësuar nga një konglomerat kinez energjie. Gjatë këtij udhëtimi, McGonigal raportohet të jetë takuar edhe me një person tjetër të përshkruar si “biznesmen dhe politikan shqiptar, i cili i pati kërkuar McGonigal të hetojë një tentativë për vrasje kundër tij.

Më të lexuarat