Neritan Sejamini ka folur për kalimin e bujshëm të deputetit Agron Çela nga Partia e Lirisë në Partinë Socialiste. Sejamini e shpjegon këtë kalim me “korruptimin dhe kooptimin” që Edi Rama u bën deputetëve dhe njerëzve të biznesit.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Sejamini deklaroi se Agron Çela e do politikën vetëm për biznes dhe nuk ka asnjë lidhje tjetër me të, sepse ai nuk është një deputet aktiv dhe nuk bën asgjë në parlament, duke patur aktivitet minimal publik.
“Këta janë në një tjetër lloj loje, sipërmarrje, biznesi, parash, loja e pushtetit.
Taktika që përdor zoti Rama, është një taktikë e njohur, e kooptimit dhe korruptimit. Kooptimi ta bësh menjëherë nga hici anëtar të grupit të vetë, korruptimi ti japësh privilegje. Rama kooptond he korrupton, sjell njerëz të rinj, për të marrë vota.
Kjo është e gjitha lojë elektorale, taktikë elektorale për zgjedhjet që kemi përpara. Është lojë numrash. Zoti Rama në këtë lojë, ka më shumë mundësi, sepse korrupton dhe koopton. Ka cfarë të ofrojë dhe si të paguajë, ka privilegjet, akseset, etj. Besoj se në vazhdimësi kjo lloj metode e korruptimit dhe kooptimit do të jetë më e qartë.
Pse e do Rama zotin Cela? Sepse ai jep vota ose para. Pse i ka këto vota zoti Cela? SEpse ja japin qytetarët. Pse ja japin? Sepse zoti Cela, i jep atij dicka. Në logjikën më të thjeshtë, kjo dicka është më e rëndësishme se ajo që mund ti japë opozita qytetarit. Mosbesimi ndaj opozitës është aq i madh, sa njerëzit marrin më mirë 50 euro.
Pse e do Agron Cela politikën? E do për biznes. Ai nuk zhvillon aktivitet politik. Ai është në parlament dhe nuk bën asnjë aktivitet, nuk flet, nuk jep kontribut. Ky partinë nuk e do për aktivitet politik, por për dicka tjetër, për biznes. Qeveria jep dicka, sepse qeveria është klienteliste, nuk zbaton rregullat e lojës. Nuk kemi as demokraci, as liri ekonomike të tregut. Zoti Cela po humbet imazhin publik dhe merr dicka më të madhe, privilegje biznesi”, deklaroi Sejamini.