Demokratët Euroatlantikë zhvilluan sot mbledhjen e Këshillit Kombëtar, ku u diskutuan pikat për vijimin e aksionit politik. Në rezolutën e miratuar, Demokratët Euroatlantikë nuk do të heqin dorë nga iniciativa për rekurs në Gjykatën e Lartë ndaj vendimit për vulën dhe kërkesës për zbardhjen sa më të shpejt të vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjithashtu Demokratët Euroatlantikë mbeten të angazhuar që shqiptarëve t’u paraqitet alternativa e tyre në zgjedhjet e ardhshme me çdo kusht. Këshilli Kombëtar gjithashtu inkurajon organet drejtuese dhe mbështet zhvillimin e dialogut dhe aleancave me të gjithë faktorët shoqërorë dhe politikë që bashkëndajnë vlerat dhe vizionin e Demokratëve Euroatlantikë, për bashkëpunimin para dhe pas zgjedhor, me qëllim dhënien fund të tranzicionit të tejzgjatur. “Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike të Shqipërisë – Demokratët Euroatlantikë, duke marrë në konsideratë të gjitha çështjet dhe sfidat e përmendura në këtë rezolutë, riafirmon përkushtimin për të mbrojtur interesat kombëtare dhe të qytetarëve shqiptarë. Ne jemi të vendosur për të luftuar kundër korrupsionit, për të forcuar institucionet demokratike dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë për Shqipërinë përmes reformave të nevojshme. Ne do të vazhdojmë të mbështesim aleancat strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Europian dhe Britaninë e Madhe, duke punuar për një Shqipëri të drejtë, demokratike dhe të zhvilluar. Ne i bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë të bashkohen në këtë përpjekje të përbashkët për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur dhe për të përmbushur potencialin e jashtëzakonshëm të vendit tonë.”, lexohet në konkluzionin e rezolutës së miratuar sot nga Këshilli Kombëtar i Demokratëve Euroatlantikë.
Romeo dhe Heidi janë celebruar në fshehtësi? Aktori bën deklaratën e papritur
Romeo Veshaj dhe Heidi Baci janë duke jetuar lidhjen e tyre të dashurisë pas përfundimit të eksperiencën në Big Brother...
Lexo më shumë