Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu deklaroi se buxheti i ardhshëm për institucionin që ajo drejton është buxheti më i madh i akorduar, pothuajse 1 miliard euro. Në buxhetin prej rreth 98.72 miliardë lekë i akorduar për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjen Sociale është parashikuar 67.7 miliardë lekë për sektorin e shëndetësisë dhe 30.1 miliardë lekë për Mbrojtjen Sociale. Në një intervistë për mediat, Koçiu u shpreh se ky sektor ka vëmendje të veçantë me programe të dedikuara dhe objektivi kryesor është mbulimi me sistem shëndetësor sa më pranë vendbanimit të qytetarëve. Një tjetër prioritet për MSHMS-në, Koçiu theksoi se do të jetë informacioni i digjitalizuar për të krijuar së më shumë transparencë në menaxhimin e të dhënave, por edhe për të krijuar politika akoma më të sakta dhe më të qartë për sa i përket nevojave që ka sistemi shëndetësor. Po ashtu, Koçiu u ndal edhe te një tjetër pikë e rëndësishme siç është rritja e pagave për mjekët dhe infermierët. “Thelbi i politikave në shëndetësi do të vijojë të jetë mjeku, infermieri dhe të gjithë punonjësit që ofrojnë shërbime shëndetësore. Gjatë vitit 2024 do të vijojë rritja e pagave për infermierët prej 15 mijë lekësh, ndërsa mjekët e përgjithshëm 20 mijë lekë çdo muaj”, deklaroi ajo. Gjatë intervistës televizive, ministrja u ndal edhe tek investimet e bëra nga qeveria shqiptare vitet e fundit, të cilat kanë transformuar sistemin shëndetësor në vendin tonë. Ajo vuri në dukje punën e jashtëzakonshme që bëhet për furnizimin në kohë reale me medikamentet e nevojshme për kura specifike dhe që janë novatore. Sipas saj, falë buxhetit 2024 do të përmirësohet mënyra, menaxhimi dhe kostoja e efektivitetit të barnave të rimbursueshme. Ministrja bëri me dije hartimin e një plani pune për të bërë një vlerësim të gjithësecilit punonjës të shëndetësisë bazuar në performancën e tyre. Koçiu ka theksuar se për mjekët specialistë që shprehin dëshirën dhe vullnetin për të punuar në zona rurale të vendit, vijon akordimi i bonusit prej 1 milion lekësh mbi pagën. Ndërkohë gjatë intervistës, ministrja Koçiu u ndal te kantieret e reja investues në shëndetësi siç është rikonstruksionin tërësor i Spitalit Psikiatrik të Vlorës ku tashmë ka nisur puna apo edhe rikonstruksioni i Spitalit Psikiatrik të Elbasanit në 2024. “Krahas infrastrukturës, është e domosdoshme që të trajtojmë stafin, t’i japim të gjitha mundësitë për të shërbyer denjësisht”, nënvizoi Koçiu.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë