BREAKING NEWS

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e Monika Kryemadhit dhe Flamur Nokës, ja çfarë po ndodh brenda SPAK

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali Berishës, Frrok Çupi rrëfen të pathënat pas propozimit të Argitës si drejtuese e “Rithemelimit”, nga vrasjet nën pushtetin e tij dhe detajet nga nata kur u zgjodh kryetar, si ulërinte e përplaste këmbët mb...

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i deputetit të Rithemelimit, u paraqit si person në dijeni, jo si denoncues

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, ekspertja e ekonomisë zbardh detajet e fundit dhe tregon se shifrat do të jenë më të larta për pensionistët krahasuar me vitin 2021

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali Berishën si Pinoçeti me barelë në burg dhe lidhjet e bashkëshortes së tij me Ervis Martinajn

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe hetimeve ndaj Ballukut, Agaçit dhe Veliajt, pritet rikonfigurimi i plotë i qeverisjes para zgjedhjeve

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi frymëzohet nga Bashkimi Sovjetik, pas reagimit të Evi Kokalarit, vajza e Sali Berishës fshin postimin, Foltorja hyn në fazën e “ngrënies së vetes së vet”

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi
x
BREAKING NEWS

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga SPAK, nga ish-kryeministri, ministra, deputetë e kryebashkiakë dhe zbulon hetimin e sipërmarrësit shqiptar që tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në vendin tonë, si po blen krimi apartamen...

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga
x

Politike

Nga vrasjet e “21 Janarit”, te zhdukja e Remzi Hoxhës dhe sulmet e sponsorizuara kundër Bashkisë së Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj i përgjigjet kërcënimeve të Sali Berishës

Nga vrasjet e “21 Janarit”, te zhdukja e Remzi Hoxhës dhe

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i është përgjigjur “flakë për flakë” ish-kryeministrit Sali Berisha ditën e djeshme gjatë një takimi të zhvilluar me strukturat e PS-së në Kavajë. Veliaj vijoi sulmet ndaj ‘non-gratës’ duke ia plasur në sy realitetin e kohës qeverisëse të ish-deputetit në izolim duke i sjellë ndërmend vitet e zeza. Ngjarja makabre e ‘21-Janarit’ është shënjuar thellë në mendjen e shqiptarëve, ku kryebashkiaku thotë se gjuhej me plumba në mish në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, apo ai që zhdukte Remzi Hoxhën, promovohej në kohën e Saliut.“Është më kollaj të jesh me familjen socialiste sepse vendi ka një liri të jashtëzakonshme për të thënë mendimin tënd. Madje, edhe kundërshtarët tanë janë sot më të lirë. Mbaj mend kur ne protestonim, gjuhej me plumba në mish në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, dikush tjetër persekutohej tërë jetën nga funksionet publike. Ishte një kohë kur sa më shumë të rrihje socialistët, aq më shumë ngriheshe në detyrë, bëheshe gjeneral në SHIK. Ai që rrihte Edi Ramën, apo ai që zhdukte Remzi Hoxhën, sigurisht që promovohej. Sot jemi në kohë krejt të tjera! Sot është një moment ideal për të qenë socialist, por sot është një moment ideal edhe për të pasur mendime të ndryshme nga socialistët. Asnjë njeri nuk të kërcënon, asnjë njeri nuk të rreh, asnjë njeri nuk të vret me plumba në mish, asnjë njeri nuk humbet. Jetojmë në një Shqipëri që është më e mirë, në një Qark të Tiranës që është më i mirë, në një Kavajë që është më e mirë dhe unë jam i bindur në një Parti Socialiste që sot është më e fortë, edhe më e bashkuar se kurrë”, u shpreh Veliaj.

Zgjedhjet në Kavajë

Ndërkohë gjatë takimit, Veliaj theksoi duke deklaruar se ambicia e tij është që në zgjedhjet e ardhshme, Kavaja të bashkohet me trenin e fitoreve në Bashkinë e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Rrogozhinës.“Ne i kemi provuar të dyja: edhe shijen e thartë të humbjes me pak vota, por edhe shijen e ëmbël të fitores masive. Duke qenë se i kemi provuar të dyja përvojat, dimë ekzaktësisht si të korrigjohemi, si të kërkojmë ndjesë aty ku mund të kemi bërë një gabim. Faj s’kemi bërë, por gabime të vogla! Mund të kemi nënvlerësuar dikë, duhet të respektonim të tjerë duke e mbajtur shtëpinë hapur, që të jenë pjesë fuqizuese e familjes sonë. I kemi nxjerrë të gjitha këto mësime. Unë besoj fort se në Qarkun e Tiranës, që është edhe qarku më i madh dhe që prodhon numrin më të madh të mandateve , nuk e di sa do jenë fiks, 38-39-40  por, është e rëndësishme të fitojmë kudo. Jo të fitojmë 4-1, por 5-0, siç na ka hije, siç i ka hije qarkut tonë, që është qarku që prodhon numrin më të madh të deputetëve”, tha Veliaj. 

Sulmet ndaj Bashkisë Tiranë

Sakaq, kryebashkiaku Veliaj vuri në fokus edhe sulmet ‘non stop’ të opozitës të bëra ndaj Tiranës dhe figurave të Partisë Socialiste. Ai tha se këto sulme po bëhen me plan, ku as dhe i konsideron si sherre personale, por si e vetmja punë e tyre që dinë ta bëjnë më mirë. Veliaj thotë se është i fokusuar te finishi duke i dhënë qarkut të Tiranës fitoren 5-0 ndaj tyre.“Nuk ka njeri dyshim që, edhe ky sulm “non stop”, që bëhet ndaj Tiranës, ndaj partisë sonë, ndaj lidershipit tonë, bëhet me plan. Sepse e dinë që Qarku i Tiranës do të ketë edhe grupin, edhe prodhimin më të madh të mandateve në Parlament. Nuk bëhet fjalë për sherre personale. Asnjë prej nesh nuk është naiv. Bëhet fjalë për një sulm “non stop”, për të sulmuar të gjitha figurat kryesore të PS-së, sepse është e pamundur që ata të fitojnë. Ndërkohë, teksa ata e kanë ndarë mendjen të merren me llafe, me sherre, me shpifje, me gënjeshtra - le të vazhdojnë punën e tyre - ne merremi me fitoren, me organizimin e njerëzve, me mobilizimin, me projekte konkrete, ne kemi një kryetar si Edi Rama, që është padyshim kryeministri më i mirë që kemi pasur, që nga koha e Pavarësisë, dhe një Parti Socialiste që ka thyer rekord me tre mandate dhe që do ta thyejë bindshëm rekordin me katër mandate. Ne kemi punën tonë dhe jemi fokusuar te finishi, ata le të vazhdojnë të merren me llafe. Përgatituni që kush do të angazhohet me politikë, do i dëgjojë edhe ca nga këto llafet. Unë tashmë jam mësuar, por për disa që janë të rinj, do dëgjoni lloj-lloj çudirash. Por si një sportist i mirë, kur dikush flet nga shkallët, nuk e lëmë ndeshjen për t’u marrë me atë te shkalla, por rri në fushë derisa të bëjë golin, e të fitojë siç i ka hije Tiranës sonë dhe gjithë qarkut tonë, 5-0”, deklaroi Veliaj.

Thirrja e kryebashkiakut

Më tej drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës ftoi të gjithë anëtarët e vjetër dhe të rinj të bëhen pjesë e Partisë Socialiste në Kavajë, që të punojnë fort për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë dhe të lënë mënjanë stërkëmbëshat. Ai u shpreh se ftesa është për të gjithë, ku nga sot nis maratona një vjeçare e fushatës. “Kush është duke bërë gol në stadium, nuk ka kohë të merret me ata që janë ulur te shkallaret; kush i ka sytë te finishi, nuk ka kohë, nuk ka dëshirë, nuk ka energji të merret me stërkëmbëshat, apo me gjithë çudirat që nuk i mungojnë vendit tonë. Ftesa ime për secilin prej jush është: Nga ky moment, sot fillon maratona, e cila zgjat fiks një vit. Shoh që jeni ulur si në një event familjar, se në fakt kjo është familja jonë e madhe. Sa bukur duket shtëpia e madhe! Tavolina e madhe! Skuadra e madhe! Ekipi i madh! Bashkimi bën fuqinë! Për të gjithë ata që fillimisht kanë hapur mendjen e tyre, pastaj edhe organizatën e tyre për anëtarësime të reja, keni gjithë mirënjohjen dhe respektin tonë. Për të gjithë ata që sot janë bashkuar me forcën tonë, mirë se erdhët në një familje më të madhe! Në një familje që i ka të gjitha gjeneratat, të gjithë grupet, të gjitha prejardhjet, nga Veriu, nga Jugu, që nuk diskriminon askënd, sepse është familja jonë e madhe që zgjedh sot autoritetet që qeverisin Shqipërinë, që na çojnë më afër Evropës, me një kryeministër si Edi Rama dhe me simbolin tonë, trëndafilin në grusht të PS-së”, përfundoi Veliaj. 

Më të lexuarat