Kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, ka sulmuar kryeministrin Sali Berisha, duke u shprehur se ai vuan nga sindroma e Gjergj Elez Alisë. Dhe sipas sulmeve të Ngjelës, kundërshtarit të zjarrtë të Berishës, ky i fundit po lufton me bajlozin imagjinar. “Vetëm e ka marrë përsipër, në sindromë është dhe ka besuar. Ti mendon se ai midis Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe Gjergj Elez Alizë, kë mendon se është përrallë? Gjergj Kastriotin. Ai nuk i flet as edhe një njeriu, nuk takohet me njeri, me stafin fare, vetëm sa i ka marrë si kukulla mbrapa, flet të njëjtat gjëra. Po ka marrë shumë fuqi përpara, e ka kapur sindromi i Gjergj Elez Alisë. mendon se do ta nxjerrë vetë lojën. Po e projekton ai, bajlozi ne, opozita. Ai tani dhe në darkë ju flet gruas, vajzës, i lajnë plagët ato njësoj… Të nesërmen merr topuzin, ai është në sindromin e Gjergj Elez Alisë, do ta fitojë apo jo, nuk e di. Por unë them që nuk ka për ta fituar”, u shpreh Ngjela. Ai ka komentuar kolegët e tij që po konkurrojnë me listat e partive të mëdha. “Nuk jam Islami, në rast se Rama do të kishte nxjerrë një listë të përgjithshme që do të thoshte Rilindja, atëherë edhe mund të hyja se ishte listë e të gjithëve bashkë, ajo ishte listë e Partisë Socialiste, parti e majtë, program i majtë, do thonë ky paska shkuar për një rrogë atje. Unë jam angazhuar për të rrëzuar këtë kryeministër. S’kam lidhje fare me atë, unë kam partinë time, numri 7 jam, po të më duan në Parlament, votojnë gjithë njerëzit. Kontributi mund të të bëjë ministër, deputet të bën populli. E dëgjoni kontributi, aftësia, intelekti mund të bëjë ministër edhe më shumë, deputet të bën populli, dakord jemi”, u shpreh Ngjela. Më pas Ngjela ka parashikuar se koalicioni i majtë do të dalë fitimtar në 23 qershor, i cili do të sjellë rotacionin e pushtetit dhe fundin e parevokueshëm të kryeministrit Sali Berisha.
Të gjithë prisnin këngën, Ylli dhe Dhurata surprizojnë kështu fansat
“A ki sy me pa që zemra do me m’plas”- është kjo fjalia që çdo kush e këndon në çdo...
Lexo më shumë