BREAKING NEWS

Kërcënohet me sms Altin Dumani, deputeti demokrat zbardh pazaret Rama-Berisha me amnistinë penale, ja si u liruan të korruptuarit dhe “puçi” që iu bë SPAK

Kërcënohet me sms Altin Dumani, deputeti demokrat zbardh pazaret
x
BREAKING NEWS

Priten presat e Sali Berishës për t’u rikthyer në Parlament, nga heqja e pagës dhe çdo përfitimi financiar, te djegia e mandatit, ja si do të nxirret jashtë politike “non-grata”

Priten presat e Sali Berishës për t’u rikthyer në
x
BREAKING NEWS

Ervin Karamuço jep detajet nga projekti i bujshëm i Londrës për të fundosur pushtetarët e lartë të korruptuar, ja kush i ka mbledhur provat për britanikët që shpallën “non-grata” Sali Berishën, në “listën e zezë” politikanë nga e djathta edhe nga e maj...

Ervin Karamuço jep detajet nga projekti i bujshëm i Londrës
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr detajet tronditëse, vrasësit që hoqën qafe Azem Hajdarin ishin nisur për të eliminuar Sali Berishën, ja kush i ka në duar provat që do të hapin “Kutinë e Pandorës” për dosjen e “shekullit”

Spartak Ngjela nxjerr detajet tronditëse, vrasësit që hoqën
x
BREAKING NEWS

Zbardhet skema që po ndjek Edi Rama për të “mbërthyer” SPAK, konstuticionalistë dhe analistët ngrenë alarmin, përplasje të forta brenda “Rithemelimit”

Zbardhet skema që po ndjek Edi Rama për të
x
BREAKING NEWS

U dhunua në mes të ish-Bllokut, zbardhen detaje të reja nga sulmi ndaj avokatit të ish kryeministrit Sali Berisha, dyshohet se shkak ishte…

U dhunua në mes të ish-Bllokut, zbardhen detaje të reja nga sulmi
x
BREAKING NEWS

Londra aktivizon planin sekret për të zbuluar lidhjet e politikanëve shqiptarë me kriminelët, vjen sot në Tiranë Lord Dingeman,  trajnime prokurorëve të SPAK për pastrimin e parave dhe sekuestro pronave, ja emrat “VIP” të rrezikuar, zbardhet projekti b...

Londra aktivizon planin sekret për të zbuluar lidhjet e
x
BREAKING NEWS

Ja kush e dha urdhrin për të vrarë Servet Pëllumbin dhe si bandat shtetërore të drejtuara nga gjenerali Agim Shehu na zunë pritë tek Ura e Dajlanit, Spartak Braho kujton dhunën e ’96-ës dhe zbulon bisedën brenda makinës me zyrtarin e lartë të PS...

Ja kush e dha urdhrin për të vrarë Servet Pëllumbin dhe si
x

Politike

Ngrihet komisioni parlamentar i censurës, ja kush janë personazhet që do iu mbyllin gojën mediave, zbardhen detajet

Ngrihet komisioni parlamentar i censurës, ja kush janë personazhet

Partia Socialiste nuk ka humbur kohë, teksa ka çuar përpara projektin e saj duke ngritur komisionin parlamentar të censurës. Konkretisht, mazhoranca ka propozuar emrat e 6 anëtarëve socialistë që do të jenë pjesë e komisionit të posaçëm për dezinformim. Besimin për ta drejtuar këtë komision që synon t’iu mbyllë gojën mediave, socialistët ia dhanë Erion Braçes, ndërsa 5 anëtarët e tjerë do të jenë emra të rëndësishëm, disa prej të cilëve ish ministra, si Bledi Çuçi, Mimi Kodheli, Pandeli Majko, Enslemvera Zake dhe Etilda Gjonaj. Nga 11 anëtarë të komisionit opozitës do t’i takojnë 5, ndërsa deri tani kanë konfirmuar pjesëmarrjen Mesila Doda nga Grupi për Demokraci dhe Integrim, dhe Fatmir Mediu i “Aleancës për ndryshim”. Nga grupi i Rithemelimit, Gazment Bardhi kërkoi kohë kur socialistët e kaluan në Kuvend, ndërsa emrat e 3 përfaqësuesve të grupit të tij Parlamentar ende nuk i ka gati.

Çfarë ka ndodhur?

Ngritja e Komisionit të Dezinformimit erdhi si propozim i socialistëve me firmat e 7 deputetëve, kërkesë që sipas tyre ndjek të njëjtën linjë me vendet perëndimore dhe parlamentin evropian në luftën kundër dezinformimin dhe ndërhyrjen nga vendet e huaja. Propozimi i mazhorancës u pa me skepticizëm nga opozita, të cilët ndonëse në parim ishin dakord, e cilësuan si një nismë me mungesë transparence nga ana e socialistëve. Kohën Rithemelimi e kërkoi që të hiqej çdo dilemë nëse komisioni do të kishte hapësira për ndërhyrje apo jo në lirinë e medias. Komisioni i Posaçëm për Dezinformim do të ketë një afat 1-vjeçar me fokus koordinimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha përpjekjeve institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike në Shqipëri. Po ashtu, Komisioni do të skanojnë mediat, institucionet, partitë politike, bizneset dhe gjithçka tjetër që ka lidhje me rusët. Po ashtu do përdoret financimi rus dhe për të goditur kundërshtarin. “Komisioni ka objekt të veprimtarisë së tij: Të nxitë identifikimin e ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike përmes një sërë formash, duke përfshirë fushat e dezinformimit nëpërmjet medieve tradicionale dhe atyre sociale për formëzimin e opinionit publik, mbështetjen financiare të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë, si dhe ndikimin keqdashës ekonomik të aktorëve publikë dhe minimin e veprimtarisë së shoqërisë civile; Të kryejë një analizë të plotë të të gjithë faktorëve dhe fenomeneve për të vlerësuar nëse janë respektuar detyrimet ligjore në fuqi në lidhje me transparencën në proceset demokratike, veçanërisht transparencën e financimeve në fushata zgjedhore, si dhe transparencën e financimit të të gjithë aktorëve dhe platformave që ofrojnë shërbime në sektorin e informimit publik apo veprimtari të tjera të ngjashme me to”, thekson ndër të tjera drafti i PS për Komisionin e Dezinformimit.

Anëtarët e propozuar nga PS

1.      Erion Braçe (kryetar komisioni)

2.      Bledi Çuçi

3.      Mimi Kodheli

4.      Pandeli Majko

5.      Enslemvera Zake

6.      Etilda Gjonaj

Më të lexuarat