BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Ngushtohet “laku” amerikan për Berishën dhe politikanët e zhytur në afera, senatorja e SHBA paralajmëron forcimin e sanksioneve ndaj të korruptuarve, ligji special miratohet brenda vitit

Ngushtohet “laku” amerikan për Berishën dhe

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duken të vendosura për të çmontuar korrupsion brenda dhe jashtë SHBA-ve. Uashingtoni ka ndërmarrë hapa shumë të fortë sa i takon luftës ndaj të korruptuarve, duke diskredituar publikisht këdo që është përfshirë në afera korruptive dhe kriminale, qofshi këta politikanë e biznesmenë vendas apo të huaj, ndërkohë që paralelisht ka ndërmarrë edhe sanksione të forta ndaj tyre. Njëri prej personave që është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Shqipëri është ish-kryeministri Sali Berisha, i cili akuzohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit si i korruptuar dhe minues i demokracisë. Por këto akuza të forta, Berisha vijon t’i injorojë, ndërsa pretendon se gjithçka kundër tij është një komplot sorosist. Mirëpo, strategji kryeneçe e kreut të “Foltores” është thjeshtë një alibi dhe manovër politikë, pasi e vërteta është e shkruar e zezë mbi të bardhë se ai është përfshirë në afera korruptive dhe kriminale. Këtë e thotë vendimi i DASH dhe ndërkohë e këtij mendimi është edhe senatorja e njohur amerikane, Jeanne Shaheen, e cila së fundmi ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Tiranë, teksa gjatë një interviste të dhënë gjatë fundjave për “Zërin e Amerikës”, paralajmëroi forcimin e sanksioneve ndaj të korruptuarve. “Sanksionet janë vetëm një nga mjetet që kemi në politikën e jashtme për t’u përpjekur të ndikojmë atë që ndodh dhe për t’u përpjekur për të çuar më tej, përparimin drejt demokracisë. Dhe duhet të shohim edhe mbështetjen ekonomike që mund të jepet. Duhet të shohim mjetet diplomatike që kemi. Kemi një ambasadore shumë aktive këtu dhe një ambasadë shumë të angazhuar me qeverinë shqiptare. Dhe duhet t’i ndihmojmë votuesit të kuptojnë se cilat janë zgjedhjet që mund të bëhen. E dini, në Shtetet e Bashkuara kemi pasur disa politikanë që janë dënuar për krime, që ishin zgjedhur nga njerëzit. Por zakonisht, votuesit e kuptojnë në zgjedhjet pasuese se një politikan është i korruptuar dhe se nuk vepron në interes të votuesve. Por nëse njerëzit nuk kanë informacionin, nëse nuk e dinë se cilat janë zgjedhjet që mund të bëhen dhe prandaj opozita është shumë e rëndësishme për të shpjeguar se cilat janë ato zgjedhje, në mënyrë që votuesit ta dinë kur të shkojnë për të votuar”, deklaroi ajo.

Jeanne Shaheen: Ligji special miratohet brenda vitit

Më tej gjatë fjalës së saj, senatorja e njohur amerikane, Jeanne Shaheen, zbuloi se ligji special amerikan do të ketë si target të korruptuarit anembanë botës, ndërsa sipas saj, ai pritet të miratohet brenda këtij viti në Uashington, duke treguar edhe njëherë se po ngushtohet “laku” amerikan për Berishën dhe politikanët e zhytur në afera. “Ai ka mbështetje dypartiake, kështu që jemi shumë optimistë. Presim një dëgjesë diku gjatë nëntorit pas zgjedhjeve të mesmandatit dhe shpresojmë që do të kalojë përpara fundit të vitit”, u shpreh ajo. Ndërkohë zonja Shaheen, vlerësoi edhe raportet 1 shekull mes SHBA dhe Shqipërisë. “Është vizita ime e parë në Shqipëri dhe do më duhet të vij përsëri për ta parë këtë vend kaq të bukur. Në fakt jam këtu për t’u siguruar që populli në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor të dinë që në Senatin e Shteteve të Bashkuara po i kushtojmë vëmendje asaj që ndodh këtu. Jemi mirënjohës për partneritetin e Shqipërisë dhe punën që Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë bërë ndër vite. Ky është 100-vjetori i marrëdhënieve tona. Dhe ne e vlerësojmë shumë mbështetjen e Shqipërisë në lidhje me luftën në Ukrainë. Dhe ndihmën që i ka dhënë Shteteve të Bashkuara për të rivendosur refugjatët afganë. Pra, vërtet jam këtu për të ndihmuar që t’i kujtoj cilitdo se sa i rëndësishëm është ky partneritet he për të parë se si mund të ndihmojmë nga Shtetet e Bashkuara”, tha ajo.

Sulmet kibernetike, senatorja: SHBA do mbështesë Shqipërinë

Po ashtu, në intervistën e saj për “Zërin e Amerikës”, gjatë vizitës së saj në Tiranë, senatorja Shaheen, teksa vlerëson partneritetin me Shqipërinë, theksoi se Shtetet e Bashkuara duhet ta ndihmojnë atë për të patur një strukturë të sigurtë kibernetike që të mos jetë më shënjestër e sulmeve nga Irani apo ndonjë vend tjetër. “Jam e shqetësuar. Përsëris, mendoj se Shqipëria bëri përpara për të marrë iranianët e MEK në një kohë kur po vriteshin, kur ishin në Irak. Dhe Shqipëria tha ne do të ndihmojmë dhe ky është një model i rëndësishëm për t’ia treguar pjesës tjetër të botës. Dhe kur ata sulmohen si rezultat i kësaj, është me rëndësi që ne të veprojmë për t’i ndihmuar. Dhe sollëm ekipe, FBI dhe zyrtarë të tjerë për të ndihmuar për t’iu përgjigjur sulmit kibernetik. Por duhet të bëjmë më shumë. Duhet të ndihmojmë Shqipërinë për t’u siguruar që ka një strukturë të sigurt kibernetike për të ardhmen në mënyrë që të mos jetë shënjestër e sulmeve as nga Irani, as nga Rusia, as nga ndonjë vend tjetër”, nënvizoi senatorja amerikane, Jeanne Shaheen.

Më të lexuarat