Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla e cilësoi dje investim strategjik në sigurinë e rajonit, rolin e Bullgarisë në mbështetje të integrimit në Bashkimin Europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryetarin e Parlamentit të Bullgarisë, Rossen Jeliazkov, në Tiranë, Nikolla shtoi se ky qëndrim i Bullgarisë është një garanci për sigurinë e rajonit, në veçanti kur palë të treta po tentojnë të rrisin ndikimin e tyre në Ballkan. “Kolegut Jeliazkov i shpreha mirënjohje për mbështetjen e qëndrueshme dhe të artikuluar qartë të Bullgarisë ndaj integrimit europian të Shqipërisë dhe se kjo mbështetje do të vijojë edhe gjatë procesit të negociatave. Shqipëria vlerëson politikën e jashtme konstruktive të Bullgarisë, fokusin tek fqinjësia e mirë dhe përpjekjet për rritjen e rolit në nismat rajonale. Vlerësova gjithashtu rolin e Bullgarisë si përkrahëse e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, që e konsiderojmë si një investim strategjik dhe garanci për sigurinë e tij në të ardhmen dhe sidomos, kur palët e treta po punojnë për të rritur ndikimin e tyre në rajon”, deklaroi ajo. Po ashtu, Nikolla vuri në dukje edhe linjëzimin e politikave të jashtme mes dy vendeve. “Bullgaria dhe Shqipëria kanë një bashkëpunim të mirë në kuadër të Kombeve të Bashkuara, i cili u konfirmua gjatë mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit. Vendet tona mbajnë të njëjtat qëndrimet sa i takon agresionit të paligjshëm dhe të pajustifikuar rus ndaj Ukrainës dhe rikonfirmojmë mbështetjen tonë për rehabilitimin e Ukrainës”, nënvizoi Nikolla.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë