BREAKING NEWS

Letra e Edi Ramës për Blinken, si letra e Mehmet Shehut për Enver Hoxhën para se të vetëvritej

Letra e Edi Ramës për Blinken, si letra e Mehmet Shehut për Enver
x
BREAKING NEWS

Sot vuloset fati i Sali Berishës për 4 vrasjet në bulevard,  ja kush është trupa gjykuese që ka futur në “terror” orkestruesit e masakrës së “21 Janarit” dhe si akuza e dytë mund ta çojë në qeli kreun e “Foltores”

Sot vuloset fati i Sali Berishës për 4 vrasjet në bulevard, 
x
BREAKING NEWS

Katër mesazhet e Blinken që “zbythën” Edi Ramën, kryeministri letër sekretarit të DASH që nuk do fusë hundët në arrestimet e SPAK, ja prapaskenat pas presioneve ndaj drejtësisë

Katër mesazhet e Blinken që “zbythën” Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Ja sa do të rriten pensionet në prill, përfitojnë 717 mijë të moshuar, zbardhen detaje nga fondi, si pritet të ndryshojë rregulli për indeksimin dhe ndryshimi I madh që po përgatit mazhoranca

Ja sa do të rriten pensionet në prill, përfitojnë 717
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ku ndodhet lista me agjentë shqiptarë të UDB dhe KGB që mori me vete Bashkim Gazidede, pse Ilir Meta e Kryemadhi braktisën protestën e 20 shkurtit dhe arsyeja pse SPAK nuk po e çon pas hekurave Sali Berishën

Spartak Ngjela: Ja ku ndodhet lista me agjentë shqiptarë të UDB
x
BREAKING NEWS

Ja “bomba” që plasi Beqaj në SPAK për Ogerta Manastirliun, zbardhet “pika e errët” për të cilën po hetohet ish-ministrja, gazetarja nxjerr prapaskenat, brenda një muaji dosja e sterilizimit shkon në gjykatë

Ja “bomba” që plasi Beqaj në SPAK për Ogerta
x
BREAKING NEWS

SPAK skemë të re për të luftuar korrupsionin në nivele të larta, ja strategjia që agjentet e BKH do të ndjekin për të hetuar zyrtarët pas urdhrit të Ramës për të “bllokuar” dyert e zyrave dhe institucioneve

SPAK skemë të re për të luftuar korrupsionin në nivele
x
BREAKING NEWS

16 marsi reformë radikale e Edi Ramës në PS, ndryshime drejtuesish qarqesh dhe lëvizjesh të forta në qeveri pas thirrjes së Manastirliut në SPAK, Gonxhe “ylli në ngjitje” në Partinë Socialiste

16 marsi reformë radikale e Edi Ramës në PS, ndryshime
x

Politike

"Nuk duhet hequr dorë nga..."/ Mbledhja e opozitës, deputeti i njohur zbulon faktorët për të dalë nga kriza e humbjes dhe përçarjes

"Nuk duhet hequr dorë nga..."/ Mbledhja e opozitës, deputeti

Janë zbardhur diskutimet në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Rithemelimit që u mbajt ditën e sotme, ku një nga temat kryesore të diskutimit ka qenë protesta e 20 shkurtit.

Deputeti Bujar Leskaj është shprehur se duhet një mbledhje më e gjatë për të bërë një analizë të situatës mes demokratëve, ndërsa shtoi se duhet të parashtrohen idetë për Kodin Zgjedhor, pasi ka problem me mungesën e koalicioneve parazgjedhore.

Ai ka shtuar se nuk duhet të hiqet dorë nga listat e hapura si edhe procesi i primareve.

“Kryefjalë është protesta e datës 20. Jam dakord te fokusohet puna për pjesëmarrjen. Por na duhet mbledhje me e gjate për një analizë. Faktor te brendshëm ndihmues janë fuqitë dhe mundësitë. Duhet te shohim faktorët pengues dhe dobësitë. Të dimë thellë ku kemi problemet. Jemi para zgjedhjeve dhe duhet te kemi strategji dhe program të qartë.

Programi i PD ; Ne departamentet e PD po bëhet punë shumë e mirë dhe kjo duhet përcjellë te qytetarët. Duhet t’i themi shqip idetë që kemi për Kodin Zgjedhor, kemi problem mungesën e koalicioneve parazgjedhore. Nuk duhet të heqim dorë nga listat e hapura dhe primaret.Nëse e bëjmë kalojmë në dekurajim në masë të madhe. Në statut fraksionet le të krijohen, të kenë përfaqësimin e tyre.

Mbledhja e grupit është shumë e rëndësishme dhe shpresëplotë për të ardhmen, por mbi të gjitha ka rëndësi puna edhe në bazë te demokratët. Duhet ta shohim njëri-tjetrin me shumë dashuri. Kemi objeksion të përbashkët, duhet parë formë e re organizimi por më parë na duhet analiza”, tha Leskaj.

Nga ana tjetër Paloka është shprehur se pas protestës së 20 shkurtit do të ketë një tjetër mbledhje për të përcaktuar strategjinë e demokratëve me synim fitoren në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

“Pas 20 shkurtit do mblidhemi prapë dhe do përcaktojmë bashkë strategjinë tonë me në fokus fitoren e zgjedhjeve 2025”, tha Paloka.