Ministria e Shëndetësisë ka hartuar një projektligjin “Për shëndetin seksual dhe riprodhues” që ka si qellim garantimin e të drejtave seksuale dhe riprodhuese të individëve.
Kryegjyshi Botëror i Bektashizmit, Haxhi Dede Edmond Brahimaj në një intervistë televizive thotë se projektligji në fjalë është në kundërshtim me të gjitha rregullat njerëzore.
“Ky projektligj është në kundërshtim me rregullat njerëzore.
Ata nuk janë konsultuar me ne për këtë projektligj.
Komunitetet fetare bëmë një mbledhje për të kundërshtuar këtë projektligj me rregulla njerëzore dhe libra të shenjtë.
Projektligji është copy paste nga Portugalia.
Projektligji është rast i rëndë që i vjen shoqërisë, që është çorientouar në këto 50 vitet e fundit.
Projektligji kundërshtohet nga komunitetet fetare me argumente njerëzore, shpirtërore dhe shkencore”, u shpreh Haxhi Dede Edmond Brahimaj.