Me debate po shoqërohet mbledhja e sotme e Komisionit të Shëndetësisë, ku e pranishme është dhe ministrja Albana Koçiu. Kryetarja e Komisionit, Zhani Gjergji debatoi me socialistin Florenc Spaho. Ndërkohë, Vasili tha se nuk kishte asnjë informacion mbi situatën që ndodhi para pak muajsh.
DEBATI
Gjergji: Nuk je aq i zoti për t’u përballur me pyetjet e mia!
Florenc Spaho: Ju falënderoj për këtë gjë, se po më dilni zot.
Vasili: Që të themi se QSUT nuk ka pasur probleme, kjo nuk është e vërtetë. Duhet një analizë, një bashkëbisedim kolegësh. Nuk mund të thuhet se të gjitha gjërat i di vetëm njëri krah dhe tjetri jo. Po ju hynë në punë mendimi ynë na thoni.