BREAKING NEWS

"I the trushpëlarë gjysmës së popullit të Kosovës", përplaset keq analisti i njohur me Kreshnik Spahiun

"I the trushpëlarë gjysmës së popullit të
x
BREAKING NEWS

"Ore e ka seriozisht?" Ndizet keq debati mes të ftuarëve në emision live: Pusho mos bëj zhurmuesin

"Ore e ka seriozisht?" Ndizet keq debati mes të ftuarëve
x
BREAKING NEWS

Ashpërsohen tensionet, serbët provokojnë trupat e KFOR-it dhe shpërthejnë bombë molotov në kufi

Ashpërsohen tensionet, serbët provokojnë trupat e KFOR-it dhe
x
BREAKING NEWS

"Personat që qëllojnë janë..."/ Eksperti i sigurisë del me deklaratën e fortë: Objektivi kryesor i Serbisë është zhbërja e Kosovës

"Personat që qëllojnë janë..."/ Eksperti i
x
BREAKING NEWS

"Kurti luan me 5 porta", Kreshnik Spahiu reagon me tone të ashpra ndaj kryeministrit të Kosovës, ja skema që po përdor në situatën e tensionuar në Veri

"Kurti luan me 5 porta", Kreshnik Spahiu reagon me tone të ashpra
x
BREAKING NEWS

Ra aksidentalisht nga pallati ku punonte, identifikohet 62- vjeçari që humbi jetën në Sarandë (foto)

Ra aksidentalisht nga pallati ku punonte, identifikohet 62- vjeçari
x
BREAKING NEWS

Eksperti i çështjeve të sigurisë zbulon arsyen kryesore: Ja pse u detyrua SHBA të marrë masa të forta ndaj Kosovës

Eksperti  i çështjeve të sigurisë zbulon arsyen kryesore:
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi? Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve shoqërohet në polici (emri)

Çfarë ndodhi? Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve
x

Politike

Nuk ka shpëtim për të ngelurit në veting, gjykata rrëzon SPAK dhe kërkon rihetim për ish-anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetueses

Nuk ka shpëtim për të ngelurit në veting, gjykata

Gjykata e Posaçme ka refuzuar Prokurorinë e Speciale për pushimin e hetimeve ndaj 7 ish-anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Gjykata i ka kërkuar SPAK të vijojë edhe katër muaj hetimet, duke kërkuar materiale shtesë nga vetingu për të kallëzuarit të cilët janë: ish-gjyqtarët Aleksandër Muskaj, Artan Zeneli, Besnik Imeraj, Edmond Islamaj, Gani Dizdari, Tom Ndreca dhe Xhezair Zaganjori. Ata janë hetuar për veprat penale të refuzimit për deklarim, mos deklarim fshehje ose deklarim i rremë i pasurisë. Pak kohë më parë, ishte avokati Fran Dashi ai i cili ngriti padi për të ngelurit në veting, por SPAK u shpreh se nga hetimi i kryer nuk gjeti vepra penale. Në kërkesën që SPAK dorëzoi në gjykatë për pushimin e hetimeve, shprehet se ka disa pasaktësi në deklarimin e pasurive, të cilat janë të natyrës administrative, por nuk janë kryer vepra penale. SPAK ka kërkuar pushimin e çështjes për Aleksandër Muskaj, Artan Zeneli, Besnik Imeraj, Edmond Islamaj, Gani Dizdari, Tom Ndreca dhe Xhezahir Zaganjori. Ndërkohë, vijojnë hetimet për Bashkim Dedjan, Shkelzen Selimin, Admir Thanzen Fatos Lulon dhe Guxim Zenelaj.

Vishaj: Asnjë i pandehur i shkarkuar për korrupsion

Ndërkohë, kryetari i Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Saimir Vishaj ka folur lidhur me shtyrjen e afateve të veting dhe për të ngelurit në veting. Në një intervistë televizive, ai e ka cilësuar si të vonuar procesin e vetingut edhe pse u shpreh se është dakord për shtyrjen e afateve. Ai theksoi, se aktualisht jemi në një moment delikat për shkak të shkarkimeve nga vetingu, por tha se ky proces duhet të vazhdojë. “Është larg pritshmërisë sepse në këto 5 vite më shumë është dëmtuar si pushtet sepse ne kemi një parim një drejtësi e vonuar një drejtësi e mohuar. Kjo për shkak të dorëheqjeve dhe largimeve të cilat ka ndikuar në vonimin e drejtësisë. Ajo që na shqetëson është gjykatat e apelit, nuk mund të gjykohet në kohë, procese gjyqësore të cilat zgjasin pa fund, prandaj mund të themi se ne jemi në një moment shumë delikat”, tha ai. Vishaj deklaroi, se kur i hynë këtij procesi kishin si synim që të largonin nga drejtësia të gjithë ata persona që kishin një të shkuar lidhur me korrupsionin. Ai shprehet, se nga vendimet e deritanishme të marra nga KPK apo KPA, asnjë i pandehur nuk është shkarkuar për korrupsion. “Kur filluam këtë reformë në drejtësi kishim një eksperiencë, të gjithë binim dakord se s’duhej kjo reformë në drejtësi sepse të gjithë ishim dakord se kishte shumë elementë të korruptuar, por nga ana tjetër kishim edhe gjyqtarë dhe prokurorë të mirë. E gjithë kjo gjë u bë për të larguar ata që kanë një të shkuar, ku një nga kushtet ose kriteret e para që i duhej reformës ishte korrupsioni, i cili po e gërryente drejtësinë. Por vendimet e KPK apo KPA nuk ka asnjë që lidhet me korrupsionin, asnjë zero”, tha ai.