BREAKING NEWS

Futet nga porta dhe qëllon kushëririn me armë, publikohen pamjet nga plagosja në Durrës (Video)

Futet nga porta dhe qëllon kushëririn me armë, publikohen pamjet
x
BREAKING NEWS

Ja “furtuna” e Britanisë së Madhe për politikën shqiptare, në “listën e zezë” bashkë me Berishën “non-grata” edhe të tjerë politikanë majtas e djathtas, Londra paralajmëron fund të hidhur për PD me Saliun në krye në zgjedhjet 2025...

Ja “furtuna” e Britanisë së Madhe për politikën
x
BREAKING NEWS

Amerikanët zhdukin nga qarkullimi njeriun që votoi në KLP kundër Altin Dumanit si drejtues i SPAK,  Alfred Balla përjashtohet nga sistemi për 15 vjet, ja prapaskenat

Amerikanët zhdukin nga qarkullimi njeriun që votoi në KLP
x
BREAKING NEWS

Ja lidhjet e Sali Berishës me Ervis Martinajn, Idajet Beqiri nxjerr për herë të parë detajin e bujshëm dhe tregon si do të hapet “Kutia e Pandorës” nga SPAK e shërbimet e huaja për krime, vrasje, afera dhe pazare të pista në Shqipëri

Ja lidhjet e Sali Berishës me Ervis Martinajn, Idajet Beqiri nxjerr
x
BREAKING NEWS

Kush është emri “VIP” që pritet të arrestohet në PS? Edi Rama i hap rrugën SPAK për emrat e zhytur në afera, ministrat, deputetët dhe kryebashkiakët paralajmërohen se s’do kenë mbështetje politike

Kush është emri “VIP” që pritet të arrestohet
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha armiku më i madh i të burgosurve politikë, ja si doli kundër lirimit të tyre në vitet ’90 dhe si mbrojti me zell vijën sektare të Partisë së Punës

Sali Berisha armiku më i madh i të burgosurve politikë, ja si
x
BREAKING NEWS

Ja provat që kanë britanikët në dosjen e Sali Berishës, si korrupsioni me Fazlliçin dhe lidhjet me bosin hasian të krimit në Londër alarmuan anglezët, zbardhet dokumenti

Ja provat që kanë britanikët në dosjen e Sali Berishës,
x
BREAKING NEWS

Eksperti Fatos Çoçoli jep lajmet e fundit për pensionistët, nga mënyra e vetme për të përfituar pension për të moshuarit që nuk figurojnë në regjistra gjatë kohës së kooperativave bujqësore, te skema e re për rritjen e më shumë të ardhurave për reziden...

Eksperti Fatos Çoçoli jep lajmet e fundit për
x

Politike

Nuk përmbahet Berisha, sulmon ashpër Alibeajn: Vëllai i tij është një plaçkitës me armë, çdo votë për të është mbështetje për Edi Ramën

Nuk përmbahet Berisha, sulmon ashpër Alibeajn: Vëllai i tij

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se çdo votë për PD-në e Alibeajt është votë në mbështetje të kryeministrit Edi Rama.

Komentet Berisha i bëri gjatë fjalës së tij në prezantimin e kandidatit të “Primareve” në Kurbin, ku tha se demokratët nuk kanë asnjë detyrim ndaj Alibeajt, vëllai i të cilit është një plaçkitës me armë.

Ai shtoi se Alibeaj dhe Basha janë marrë peng nga kryeministri Edi Rama, ndërkohë që bëri thirrje për të votuar kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në 14 maj.

“Këta ndërtojnë një km autostradë me 24 milion euro, kur ajo ndërtohet me 1-2 milion euro. Ka standarte, ka manuale. Këta të gjitha tenderat po ti lexoni i japin me fondin limit maksimal. Sipërmarrësit paraqiten dhe bëjnë pazarin, japin një shumë. Jo i thonë këta, do japësh këtë shumë, por këtë pjesën e mbetur do i ndajmë bashkë. Ajo e shoqërisë së informacionit ka bërë 250 tendera sekretë. Pra ndaj edhe mjekët ikin, qytetarët ikin, çfarë ndodh me fshatin? Subvencionet që i jepen bujqësisë në Shqipëri, është vetëm 1/5 e asaj që jep Kosova. Kosova ka buxhetin 2 miliard euro, në vend të 4 miliard që e ka Shqipëria. Kosova ka një qeveri dhe kryeministër, por edhe Maqedonia, Bosnja, Kroacia, etj, kanë qeveri që nuk kërkojnë të varfërojnë qytetarët.

Abazoviç ua rriti pagat me 200 euro malazezëve në 4 vite. Ky i urren qytetarët. I urren se i vjedh. Ka raportin që ka hajduti me viktimën e tij. Ai thotë firmos shpejt e shpejt. Të tre djegësat shkojnë 600-700 milion dhe nuk ekzistojnë asnjëri. Qytetarët paguajnë 29 milion euro. 18 euro fut në xhep Rama me Velinë. Pa llogaritur këtu qindra mijëra tonë inerte të kompanive të ndërtimit. Filloi lufta në Ukrainë, sulmoi Rusia, ky u thotë shqiptarëve se Gjermania po heq ujin e ngrohtë nga shkollat sepse gazit po i rritet çmimi. Po ku ka gaz në Shqipëri. Ne çdo kilovat energji e prodhojmë me ujë. Sot Shqipëria prodhon nga HEC private 58 % të energjisë totale për nevojat e vendit. Pra pasuritë publike këta i kthejnë në një mallkim për qytetarët. Vuri bordet, komuniste janë tha, por janë të dobishme.

Po po për atë të dobishme janë sepse vjedh. U mblodhën përmes rritjes së TVSH rreth 500 milion euro më shumë. Çdo qeveri ua kthen qytetarëve, sepse janë të tyret. Kosova 100 euro pensionistëve dhe studentëve. Kujt ja dha ky ato? Vetes së tij. I mori dhe i futi në rrugët anësore Lekaj-Fier që i ndërton me 7.2 milion euro kilometrin. A mund të shkojmë ne kështu kaq të vjedhur dhe të përçmuar. Të bëjmë gjithçka për të firmosur ndryshimin. Për të votuar Behar Haxhinë, Pashk Gjonin, etj. A mund të rrimë ne si të përgjumur duke na vjedhur në këtë mënyrë? Çfarë ka ndodhur me ne? Ka ndodhur një mënxyrë e vërtetë. Rama sot ka vendosur monizmin në Shqipëri. Monizmi i Ramës është më i plotë sesa monizmi i diktatorit komunist në vitin 1991. Rama sot kontrollon të gjitha pushtetet. Ai përveç të gjitha institucioneve me akte armiqësore donte të vinte nën kontroll opozitën.

Kishte kontraktuar si vrasës me pagesë McGonigal, në mënyrë që të çimentohej pushteti i tij. Por ja ku jemi të mbrojmë pluralizmin, me bindjes se ky monizëm po i përzë shqiptarët çdo ditë, çdo javë nga vendi. Këto zgjedhje janë thelbësore për revolucionin tonë. Nuk do të pranojmë kurrë një Shqipëri moniste. Çdo votë, çdo mbështetje për pengjet e Ramës, Lulzim Bravën dhe Alibashën, është mbështetje për Edi Ramën. Unë u them demokratëve në gjithë Shqipërinë se sot jemi më të bashkuar se kurrë, jemi opozitë e vërtetë e shqiptarëve.

Asnjë nuk duhet të mungojë në këtë betejë. Lulzim Brava dhe Alibasha janë të lidhur me lidhje krimi me Edi Ramën. Lulzim Brava është i marrë peng me procesin e larjes së parave, 700 mijë dollarë, ku në çdo gjykatë dënohej me 6 vite burg, por e shpëtoi Rama. Edhe Alibasha nuk është më pak i lidhur me krimin. Asnjë demokrat nuk ka detyrime ndaj vëllaut të tij, një plaçkitës me armë, i arrestuar dhe i fshehur prej tij. Ne po i qëndrojmë Ramës dhe do i qëndrojmë deri në fund. Asnjë demokrat mos të shkojë pas lidhjeve të krimit. Rilindja është sekt krimi”, u shpreh Berisha.

Më të lexuarat