Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar qëndrimin e këshilltarëve të PD së Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Arlind Qorrit, të cilët kanë tentuar që të prishin mbledhjet e Këshillit Bashkiak. Dje, në një intervistë televizive, kryebashkiaku Veliaj deklaroi se kjo qartazi është një agjendë e PD dhe e PL, por që dëmton interesat e qytetarëve. “Qartazi këtu ka një ndarje të roleve. Në parlamentin e Shqipërisë do jetë PD ajo që do degradojë dhe do sillet në mënyrë vulgare, do jenë funksionarët e PD që do lyejnë me miell punonjësit e gardës. Ndërkohë kanë ndarë rolet dhe në Bashkinë e Tiranës sportin e rrugaçërisë dhe të vulgaritetit duhet ta luajë partia tjetër. Këtu ka një ndarje të qartë të roleve. Kur ti e kë agjendën e ditës ndihmën ekonomike, pagesën e personave që marrin bonus për shtëpitë e tërmetit, kur ti ke ndarjen e shtëpive të tërmetit, kur ti ke pagesën e njerëzve që mund të kenë pas zjarre, siç ishte pallati te njësia 7 që presin pagesën për të riblerë mobiliet dhe për të rregulluar shtëpinë. Dhe kur ti do të kalosh kampusin e Kolegjit të Europës. Asnjë prej këtyre çështjeve nuk është e PS”, deklaroi Veliaj. Kreu i Bashkisë, nënvizoi se këto veprime të këshilltarëve të opozitës janë fyese. Veliaj shprehu bindjen se ata që tentojnë të bllokojnë ndihmën ekonomike apo rindërtimin e shtëpive, do të ndëshkohen nga qytetarët në zgjedhjet e ardhshme. “Sa fiken kamerat e kthen në një gallatë meqë kryetari i partisë të ka thënë të bësh këto lloj çudirash. Kjo është fyese, për mua, për ty dhe për ata që i kanë votuar këta njerëz. Po erdhën zgjedhjet e tjera. Dhe njerëzit do thonë: Ku ishe ti? Që nuk votoje ndihmën ekonomike, që nuk votoje asistencën sociale, që nuk voton shtëpitë e tërmetit, ndihmën që jepet pas një zjarri që ka rënë. Je aty që sa herë të thotë çifti i partisë, të hidhesh pupthi dhe të shkulësh kavot”, deklaroi Veliaj.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë