Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama ka kallëzuar dje deputetin Gazment Bardhin në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për shpifje, pasi akuzave që deputeti demokrat bëri ndaj tij se kishte lidhje me laboratorin e drogës në Xibrakë që u zbulua në vitin 2015. Krahas kallëzimit, në një deklaratë të ndarë për mediat Olsi Rama hedh poshtë këto akuza duke thënë se Bardhi ka shpifur me qëllim që të manipulojë opinionin publik për motive politike. Olsi Rama kërkon që Bardhi të përgjigjet para drejtësisë, duke thënë se i ka cenuar publikisht nderin dhe dinjitetin si individ, prind dhe drejtues i klubit Partizani. “Sot kam depozituar në SPAK kallëzimin për deputetin e paturpshëm Gazmend Bardhi, i cili ka cënuar publikisht nderin dhe dinjitetin tim publik, si individ, prind dhe drejtues i një klubi të mirënjohur futbolli, duke shpikur një lidhje totalisht inekzistente mes meje dhe një grupi trafikantësh të drogës. Fakti që zotëria aspak i nderuar, ka marrë përsipër të më akuzojë si trafikant droge, thjesht dhe vetëm sepse unë jam vëllai i një kundërshtari politik, të cilin prej vitesh tanimë janë sfilitur më kot ta mundin, duke mos lënë asnjë anëtar të familjes sonë pa sulmuar me gjuhën e pistë të shpifjeve, kërkon përgjigje! Jo thjesht nga unë, po nga drejtësia! Unë nuk jam politikan dhe s’kam asnjë lidhje tjetër me politikën, përveçse si votues i tim vëllai ashtu si qindramijëra të tjerë dhe arsyeja kryesore e neverisë time të hershme me politikën është pikërisht kthimi i shpifjeve në një normalitet të jetës publike. Uroj shumë që SPAK-u, tek i cili bashkë me plot të tjerë kam edhe unë besim, si diçka ndryshe në zullumin kaq vjeçar të drejtësisë, të mos e çojë kallëzimin tim në koshin e madh të këtij normaliteti absurd, që po shkatërron fare bazën elementare të besimit tek fjala dhe të vërtetat e këtij vendi. Pra po shkatërron vetë shoqërinë dhe po hedh në erë në mënyrë të pariparueshme themelet e edukatës për rininë”, shkruan Olsi Rama në reagimin e tij.
Dënimi
Më tej vëllai i kryeministrit Edi Rama, zoti Olsi Rama thotë se s’mund të këtë dy të vërteta, ose Bardhi duhet të ndiqet penalisht dhe të dënohet për shpifje, ose Olsi Rama të futet në burg si trafikant droge. “Jam i gjithi në dispozicion të hetimit të atyre që deputeti i pacipë i quan prova mbi përkatësinë time në një grup kriminal trafikantësh droge, ndërsa unë nuk mund t’i quaj ndryshe përveçse si shpifje për një fabrikim pervers me qëllim manipulimin e opinionin publik, për motive të dobëta politike. Troç fjala këtu s’mund të ketë dy të vërteta dhe ose unë duhet të shkoj në burg si trafikant ose Gazmend Bardhi duhet të ndiqet penalisht dhe dënohet si fabrikues provash në dëmin tim, të fëmijëve të mi, të klubit të futbollit “Partizani”, të miqve të mi dhe të njohurve të mi. Solidariteti i këtyre të fundit gjatë këtyre ditëve më lumturon, po nuk më mjafton. Shoqëria duhet të dijë të vërtetën dhe duhet ta mësojë nga drejtësia. Shqipëria s’mund të ketë një kryeministër që e ka vëllain një trafikant droge që lëviz i lirë nëpër Tiranë. Sikur edhe vetëm një shqiptar i ndershëm të gënjehet nga kjo maskaradë dhe ta besojë këtë çmenduri, të cilën as vetë sharlatani që e ka hedhur në pazarin e llafeve nuk e beson, kjo mjafton që drejtësia të mos heshtë duke e nënvleftësuar peshën e kësaj poshtërsie si as e para dhe as e fundit”, nënvizoi Olsi Rama.
Reagon Bardhi
Ndërkohë nga ana tjetër, Gazment Bardhi ka reaguar dje në rrjetet sociale pas deklaratës së Olsi Ramës se do ta padisë në SPAK, pas akuzave se ka lidhje me laboratorin e drogës në Xibrakë. Bardhi theksoi se me sa duket Olsi Rama është në hall të madh, pasi qartazi e vërteta është vetëm një. “Olsi Rama, bashkë me krerët e organizatës së kokainës, kanë përdorur të njëjtën makinë me targa AA653DM për të kaluar kufirin 18 herë kufirin në kohën ngritjes së laboratorit të kokainës në Xibrakës. Është fakt, jo sajesë politike, se nga 18 hyrje-daljet e makinës me targa AA653DM të grupit kriminal, 7 prej tyre i përkasin Olsi Ramës. Është fakt dhe jo sajesë politike se policia dhe prokuroria nuk ka identifikuar një përdorues të makinës me targa AA653DM, edhe pse i ka identifikuar moshën 45 vjeç. Olsi Rama është përdorues i kësaj makine dhe në atë periudhë ka qenë fiks 45 vjeç. Policia dhe Prokuroria sipas gjykatës kanë kryer hetime të mangëta dhe kanë lënë në harresë dosjen 335/1-2016 që kishte si qëllim të identifikonte bashkëpunëtorët e tjerë të grupit kriminal”, thotë Bardhi në reagimin e ti. Po ashtu, ai ka vijuar më tej duke i drejtuar një kërkesë Edi Ramës që të mos fshihet pas vëllait të tij. Por kjo deklaratë e deputeti të Sali Berishës, Gazment Bardhi, duket e sforcuar dhe në vazhdën e mashtrimeve, për aq kohë sa ai nuk ka bërë padi në SPAK kundër vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama. Pra Bardhi