Ministri i Brendshëm, Taulant Balla reagoi sot pas 3 goditjeve të Policisë së Shtetit kundër fenomenit të armëmbajtjes pa leje.
“Policia e Shtetit vijon goditjen e fenomenit të armëmbajtjes pa leje. Përgëzime Policisë së Shtetit Elbasan, Vlorë dhe Tiranë për rezultatet kundër armëmbajtjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike”, u shpreh Balla.
Në Elbasan është finalizuar si rezultat i një hetimi tremujor, me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Kalibri”.
Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë, 1000 fishekë luftarak të kalibrave të ndryshëm, 4 krehra armësh, 2 kapsolla detonatore, 1 jelek antiplumb, një sasi lënde narkotike cannabis sativa dhe 1 automjet.
Gjithashtu është arrestuar në flagrancë 28-vjeçari që lëvizte me armën e zjarrit me vete dhe që mbante sendet e tjera të sekuestruara, në banesë, dyshohet me qëllim trafikimin.
Në Vlorë është finalizuar operacioni policor i koduar “Strike 17”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.
Policia ka arrestuar në flagrancë një 24-vjeçar që mbante në banesë, armë zjarri pistoletë, armë sportive dhe doza cannabisi. Gjithashtu janë sekuestruar armët, municioni luftarak dhe dozat e lëndës narkotike.
Në Tiranë Komisariati i Policisë Nr. 1, në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që mbante armë zjarri pa leje, në banesë, ka organizuar punën për kapjen e tij, dhe ka finalizuar operacionin policor të koduar “Spot”.
Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi G. H., banues në Sauk, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatike, 1 armë gjahu, krehra dhe municion luftarak për to, si dhe një palë dylbi.
Moderatorja e njohur bën deklaratën e papritur: Më është rritur barku këto kohë…
E ftuar në një emision televiziv mbrëmjen e sotme ka qenë moderatorja e njohur Argjira Spanca. Gjatë bisedës së saj...
Lexo më shumë