Opozita ka dalë me reagime të forta ditën e djeshme për arrestimin e Vangjush Dakos. Sali Berisha bazohet tek mesazhi që i sjell qytetari dixhital që thotë se vendimi për urdhër arrestin është bërë 4 ditë më parë por e ka bllokuar Edi Rama. Sipas Berishës, Dako po mbahet në burgun e të privilegjuarve që edhe këtë herë përmes qytetarit dixhital shfrenon fantazinë dhe pretendon se është burgu i VIP-ave që i ngjan atij të ish-lordit të drogës, Pablo Escobar. Ndonëse raportohet se Vangjush Dako është vetëdorëzuar në Tiranë, Berisha thotë se është në burgun e VIP-ave ku i përcaktojnë vetë kushtet. “Gjykatësi firmosi para 4 ditësh urdhrin e arresti të Dakos. Rama e bllokoi atë! Gjushi mbahet në burgun e të privilegjuarve! Përshëndetje doktor. Asnjë nuk e trajton se pse vendimi i arrestit është nxjerrë të premten me firmën e gjyqit. Kurse ekzekutimi bëhet pas 4 ditësh. Kush e bllokoi? Sigurisht Rama! Kompromis? Në burgun e Durrësit është bërë gati dhoma tek sektori shëndetësor. Përderisa po hetohen nga SPAK-u, duhet të qëndrojnë ose tek 313 ose 302. Ai sektor po bëhet burgu i VIP-ave dhe të kujton paraburgimin e Eskobarit ku ishte ky që i përcaktonte kushtet…. miqësisht”, shkroi Berisha. Nga ana tjetër ish-deputeti Belind Këlliçi kërkon që të ndiqet i njëjti standard duke marrë shembull dhe Tiranën me kryebashkiakun Erion Veliaj. “Çudi e madhe që SPAK i dalloi 4 kate pa leje në Durrës, por ende nuk ka parë 7 kate pa leje në zemër të Tiranës, në Sheshin Skënderbej, vetëm 100m larg nga zyra e Erion Veliajt. SPAK njëlloj si Veliaj, nuk shihka nga afër. Le të aplikojnë të njëjtin standard drejtësie edhe në Tiranë. Jo me dy porta”, shkruan politikani Belind Këlliçi. Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme ka lëshuar këtë martë dhjetë urdhër-arreste për ish-zyrtarët e Bashkisë së Durrësit. Mes tyre, mësohet se është dhe ish-kryebashkiaku socialiste Vangjush Dako. Bashkëpunëtorët në vite të Dakos dhe ai vetë, akuzohen për dy vepra penale që lidhen me korrupsionin dhe shpërdorimin e detyrës. Nga natyra e këtyre veprave penale, ato kanë lidhje me periudhën kur ata kanë qenë në poste të caktuara në Bashkinë e Durrësit. Në korrik të 2019 Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli non grata Vangjush Dakon. Gjithashtu DASH i ndaloi hyrjen në Shtetet e Bashkuara të ish-kryetarit të Bashkisë së Durrësit dhe anëtarëve të familjes së tij. Dako ka drejtuar bashkinë e Durrësit në vitet 2007-2019.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë