Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar qëndrimin e BE-së ndaj opozitës Shqiptare.
Sipas Manjanit më shumë peshë e vlerë ka burgosja e kryetarit të bashkisë së himarës Fredi Beleri sesa burgosja e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Manjani thekson se Fakt është që Shqipëria bllokohet nga çështja Beleri dhe jo nga çështja Berisha.
Postimi i plotë i Manjanit:
Në kancelaritë Europiane ka më shumë informacion dhe reagim për burgosjen e padrejtë të Belerit sesa për izolimin, gjithashtu të padrejtë, të Berishës.
Fakt është se për çështjen Beleri ka një bllokim, ka një veto në vendimmarrjet e BE në raport me Shqipërinë. Për çështjen Berisha, dmth opozita Shqiptare, thuajse asgjë…
Fakt është që Shqipëria bllokohet nga çështja Beleri dhe jo nga çështja Berisha.
A është mungese komunikimi, apo mungesë reagimi nuk di ta them. Por aktualisht ky është rezultati.