Rasti Olsi Rama i denoncuar nga Gazmend Bardhi në pamje të parë duket sikur rëndoi pozitat e Kryeministrit shqiptar. Akuzat e hedhura në qarkullim nga Gazmend Bardhi ndaj vëllait të kryeministrit, përpos efektit blic të një lajmi të kësaj peshe zbehen sa më shumë lexon qepjen e dobët të këtij denoncimi.
Gazmend Bardhi ka ndërtuar një fabul që edhe investigatori apo hetuesi më agresiv në botë nuk mund ti japë drejtim për të fajësuar vëllanë e Edi Ramës.
Në morinë e fakteve të paraqitura nga Bardhi duket qartë se në të gjithë këtë lumë thashethemesh, personi në fjalë ka dashur të hedhë sa më shpejt në treg një akuzë të bërë publike kohë më parë, të cilën e materializoi ditën e enjte.
Që të marrësh të mirëqenë një akuzë duhet parë se kush është përfaqësuesi i kësaj akuze, personaliteti i tij dhe konseguenca e tij për të qenë serioz para publikut, përveç vërtetësisë së fakteve që mund të paraqesë.
Gazmend Bardhi është një nga personazhet me karakter të luhatur që në kuadrin e 1 viti ka ndërruar disa herë qëndrimin e tij politik brenda strukturës ku aderon. I njohur si “zari” i Bashës në Partinë Demokratike ka qenë personazhi më agresiv kundër Sali Berishës me një retorikë të ngarkuar me akuza dhe kundërakuza, për të ndërruar qëndrim në harkun kohor të një viti. Nxitimi dhe pompimi që i ka bërë akuzave ndaj Olsit nuk i japin besueshmëri kauzës që ai ka zgjedhur pasi dihet shumë mirë që ky politikan edhe pse i ri në moshë ka një deformim karakterial. Akuzat e tij ndaj familjes së Ramës bëhen më të pabesueshme në momentin aktual, kur dihet shumë mirë aleanca aktuale e grupimit rithemelues me Edi Ramën. Të gjithë bashkë i ka bashkuar paniku i goditjes nga drejtësia dhe janë bashkuar për të zhbërë një reformë e cila ka ngrënë kokat e para me në krye Sali Berishën. Sa real është kallëzimi i Bardhit?
Zero.
Gazmend Bardhi është njeriu që po përdoret nga dyshja Rama-Berisha për të hequr vëmendjen nga komisioni që kërkon të varrosë reformën në drejtësi, ku akuzat e tij ndaj Olsi Ramës janë një puhizë e lehtë ere në një gotë shootsi me ujë. Inkoherenca e tij politike, ku njëherë akuzon Berishën si kriminel e të korruptuar dhe më pas lëpin çdo gjë, njëherë akuzon Edi Ramën si të korruptuar dhe më pas ulet në tavolinë me të për pazare të pista, tregon qartë se kemi të bëjmë me një vazhdues të denjë të një politike të ndyrë pazaresh dhe amorale.
Kasusi Olsi Rama është një nga ato veprime të pazarit të gjësë në politikën shqiptare, ku vetëm morali nuk ekziston. Këta nuk e kanë për gjë të hanë atë që kanë nxjerrë jashtë një ditë më parë.
Rasti Bardhi është produkti tipik i kësaj plejade prostitucioni politik dhe rasti Olsi është një nga ato lojërat e rëndomta që do të lëpihet me pazarin e radhës.