BREAKING NEWS

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra
x
BREAKING NEWS

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fillojnë ditët e “tmerrit”  për Shkëlzenin
x
BREAKING NEWS

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e
x
BREAKING NEWS

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve,
x
BREAKING NEWS

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet
x
BREAKING NEWS

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit
x

Politike

Padia në SPAK për Edi Ramën që në 24 janar, drejtoritë e FBI të Los Angelosit dhe Uashingtonit kanë plotësuar dosjen e kryeministrit shqiptar për aferën e McGonigal, priten letër-porositë drejt SHBA

Padia në SPAK për Edi Ramën që në 24 janar,

Partia Demokratike zyrtare ka dorëzuar që më 24 janar në SPAK një kallëzim për nisje të hetimeve ndaj kryeministrit Rama për lidhjet e tij me ish zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal, duke thënë se ky i fundit është korruptuar nga lideri shqiptar për të sajuar lobimin e PD-së me paratë ruse. Drejtësia e re u vu menjëherë në lëvizje madje i kërkoi PD vënien në dispozicion të materialeve fillestare të drejtësisë amerikane. PD i ka kërkuar SPAK që të hetojë Ramën për “Korrupsion aktiv të nëpunësve të huaj publikë”, një vepër penale e dënueshme nga legjislacioni penal shqiptar. Drejtuesit Altin Dumani iu dërgua dhe akt-padia e Zyrës së Prokurorit të Distriktit të Kolumbias, datë 15.09.2022. Ende nuk dihet nëse ka nisur procesi penal, por SPAK gjithë këtë periudhë ka bërë verifikimet e veta. Pasi bën denoncimin, bëhet verifikimi i denoncimit në lidhje me provat që ke, dokumentet. Por zhvillimet e fundit në SHBA, ku ish-agjenti ka pranuar fajin për akuzën e ngritur ndaj tij që implikon dhe kryeministrin Rama është një zhvillim i rëndësishëm për dosjen që ndodhet në SPAK. Kujtojmë se në akt-padinë e SHBA-së, përmendet 14 herë edhe emri i kryeministrit Edi Rama dhe lidhjet që ai kishte, së bashku me dy zyrtarë të tjerë Shqiptarë, Agron Nezën dhe Dorian Duçkën, me ish-agjentin McGonigal. Atje flitej për të paktën 4 takime që Rama kishte zhvilluar me McGonigal në Shqipëri dhe SHBA, të cilat ishin zhvilluar në kundërshtim me protokollet e FBI-së për të tilla takime. Ish-agjenti special i FBI-së është akuzuar për pastrim parash, shkelje të sanksioneve të SHBA-së dhe vepra të tjera të lidhura me punën e tij me një oligark rus. Dyshohet se McGonigal kreu disa shërbime në favor të tij, duke goditur një parti opozitare në Shqipëri, e cila dyshohet të jetë Partia Demokratike. Këto SPAK pritet t’i vërtetojë me letërporosi, ku drejtoritë e FBI të Los Angelosit dhe Uashingtonit do të dorëzojnë të gjitha informacionet që disponojnë për dosjen “Rama-McGonigal”.

Priten letër-porositë drejt SHBA

Edhe gazetarja Anila Hoxha teksa foli pak kohë më parë në lidhje me çështjen e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal dhe lidhjeve të tij me kryeministrin Rama dhe Shqipërinë deklaroi se po të vërehet kthim përgjigja e SPAK në lidhje me këtë çështje shkruhet se procedimi penal nuk është regjistruar, ndërsa shtoi se në fund mund të shkohet drejt letër-porosive, një mënyrë për të marrë ndihmë juridike nga një vend tjetër, në këtë rast nga SHBA. Nga ana tjetër ish-prokurori i Krimeve të Rënda Eugen Beçi ka thënë se procedimi pa emër është një regjistrim i faktit penal, që më pas sjell hetimin nëse ekziston një vepër e tillë për të shtyrë më pas hetimin mbi autorin e veprës. Sipas tij për të realizuar të plotë këtë veprim do duhen provat, për të cilat hyn në lojë letër porosia nga jashtë, por nëse ka prova të mjaftueshme në Shqipëri nuk do ketë nevojë. Megjithatë, Beçi deklaroi se  gjithçka mbetet në dorën e SPAK dhe se sa vullnet do të ketë Prokuroria e Posaçme. “Procedimi pa emër është regjistrimi i faktit penal dhe kjo fabul hetohet nëse ka akt penal. Nëse konstatohet vepra penale që dyshohet se është kryer nga shtetas shqiptarë prokuroria regjistron çështjen në lidhje me faktin penal dhe hetimet e mëtejshme gjejnë autorët e veprës penale për të vendosur emrin e autorit. Regjistrimi pa emër pranon faktin penal. Për të realizuar të plotë regjistrimin e emrit të autorit duhen provat, këtu mund të hyjë në lojë provat që janë në SHBA dhe këtu përdoret letër-porosia duke marrë ndihmë juridike nga një vend tjetër. Mund të merren provat edhe përmes përfaqësive të tjera diplomatike si për shembull ambasadat, gjithçka varet nga vullneti i SPAK-ut, pasi mund të vërtetohet edhe me provat e dëshmitarët në Shqipëri”, tha ai pak kohë më parë.

Më të lexuarat