BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x
BREAKING NEWS

SHBA dhe SPAK mesazh kërcënues politikës shqiptare për “ditët e zeza” që po trokasin, Altin Dumani dhe prokurorët i tregojnë zyrtarit të lartë të DASH dosjet e korrupsionit që kanë mbushur zyrat e Prokurorisë së Posaçme, amerikanët duan “kokat” e të pa...

SHBA dhe SPAK mesazh kërcënues politikës shqiptare për
x
BREAKING NEWS

Skandalet e Belinda Ballukut nuk kanë fund, KLSH zbulon dëmin financiar që u bëri xhepave të shqiptarëve, si u përjashtuan nga tenderi 5 kompani, dyshimet për garë të manipuluar

Skandalet e Belinda Ballukut nuk kanë fund, KLSH zbulon dëmin
x
BREAKING NEWS

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Diti që drejtoi operacionin nxjerr për herë të parë detajet “bombastike”, nga politikani që doli kundër, sekuestrimi i 71 ton kanabis sativa, te reagimi i Ramës, ...

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i
x
BREAKING NEWS

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive të fshehura të Ilir Metës, nga ditëlindja 500 mijë euro në Lalëz, 51 asetet që ka në Londër, 289 mijë euro operacione, mbi 100 mijë euro shpenzim vetëm për njërin fëmijë, deri te vrasjet ku është implikua...

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive
x
BREAKING NEWS

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në Shqipëri, DASH listë me “non-grata”, a do sanksionohen oligarkët që financojnë Sali Berishën si rasti i Dodik në Bosnje?

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në
x

Politike

Pakti për të eliminuar Reformën në Drejtësi, Berisha-Bardhi kundër rezolutës, por bëhen pjesë e komisionit special për të shpëtuar nga qelitë e SPAK

Pakti për të eliminuar Reformën në Drejtësi,

Kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri Sali Berisha me grupin e tij në Parlament kanë shprehur në mënyrë të fshehtë dhe të hapur gjatë ditëve të fundit gatishmërinë për kompromis politik. Ndërsa kompromisi nuk është në vetvete negativ, historia e binomit Rama – Berisha dhe shenjat aktualisht të pranishme në fushën e lojës flasin për rrezikun e eliminimit të reformës në drejtësi, gjë që nuk duhet të ndodhë. Edi Rama, pasi ka dy vjet që këmbëngul se nuk ka në plan të bëjë marrëveshje me “non-gratën”, duket tashmë i gatshëm të arrijë kompromise sikur asgjë nuk ka ndodhur. Gazmend Bardhi dhe deputetët mbështetës të Sali Berishës po e luajnë shumë mirë lojën. Pasi kanë muaj të tërë që bëjnë si opozitarë të fortë, ata janë të gatshëm të arrijnë të njëjtën marrëveshje. Ditën e djeshme është hedhur një tjetër hap i dyshimtë për të përmbysur SPAK.

Pazari Rama-Berisha

Me 76 vota pro të socialistëve Kuvendit miratoi Rezolutën për të krijuar një Komision të Posaçëm Parlamentar, nëpërmjet të cilit do të mund të bëhen ndryshime ligjore që mund të kenë si target SPAK. Rezoluta, e propozuar nga socialistët që më 7 maj bashkë me thirrjen për që ta votonte e gjithë politika, nuk mori asnjë votë opozitare. Rithemelimi, Partia Demokratike, Partia e Lirisë nuk morën pjesë në votim, ndërsa nga rreshti opozitar dolën vetëm deputetët Agron Shehaj dhe Dashnor Sulaj që votuan kundër. Para votimit kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, hodhi akuza ndaj Kryeministrit Rama. Por edhe pse Rithemelimi e abstenoi, nuk do të thotë që opozita do jetë bojkotuese në këtë proces që nis me ngritjen e një komisioni parlamentar për zbatimin e rezolutës. Mësohet se pakti i Rithemelimit me PS-në është që deputetët e pakicës të jenë të angazhuar në komisionin parlamentar, pavarësisht se siç thanë edhe dje në seancë parlamentare, rezoluta nuk ka asnjë vlerë kur vjen si propozim i socialistëve.

Plani për të kapur SPAK

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, bashkë me deputetin Agron Shehaj votuan kundër miratimit të projekt-rezolutës së PS. Pas votimin Sula e cilësoi këtë një skenar ogurzi për të kontrolluar SPAK-un dhe GJKKO. Sipas tij, ngritja e komisionit të posaçëm synon të mbajë nën kontroll institucionet e drejtësisë, pasi GJKKO dhe SPAK po heton figurat më të larta të PS. "Shpreh keqardhjen nga miratimi i kësaj rezolutë që i hap rrugën një skenari ogurzi të pengimit të drejtësisë së pavarur, SPAK dhe GJKKO kjo është ngritja e një komisioni që do të bëjë të mundur t’i vini shkopinjtë nën rrota SPAK-ut dhe institucionet e drejtësisë së pavarur t’i mbani nën kontroll, ka depërtuar aq lart, sepse nën hetim nga SPAK janë figurat më të larta të kësaj mazhorance, kryetarë bashkie, ministra, deputetë dhe Veliaj që doni domosdoshmërisht ta mbroni, drejtuesin e SPAK do ta dërgoni aty përpara, keni ngritur këtë komision të posaçëm që të pengojë hetimin, por nuk keni për t’ia dalë.", u shpreh deputeti.

Rama mbron rezolutën

Në nisje të seancës plenare, Rama mbrojti pr/rezolutën duke e bërë të qartë se Komisioni i Posaçëm nuk ka lidhje me punën e prokurorisë së Posaçme dhe ftoi opozitën ta votojë. E ndërsa fliste deputetët e grupit të PD-së së Rithemelimit bënin zhurmë duke i rënë tavolinave, e kryeministri iu përgjigj me ironi. Janë fantazuar qëllime të fshehta si vënia në kontroll e SPAK-ut apo është propaganduar se ne qenkemi kujtuar pas 10 vjetësh të luftojmë korrupsionin. Jo! Reforma ka dhe do të ketë mbështetjen e kësaj shumice. Prandaj ka ndodhur dhe reforma në drejtësi bashkë me lindjen e vetë SPAK-ut, i cili ka pasur, ka dhe do të ketë, të paktën deri sa të jem unë këtu, mbështetjen pa kushte të kësaj shumice. SPAK është ilaçi i hidhur që o e pi ose vdes. Kush e pi një herë po dhe një herë jo, jo nuk ka shans të vetëpastrohet por vetëm zgjat agoninë e tyre dhe tretet siç po treteni tek rrugica e shpresës. Rama hodhi poshtë akuzat e opozitës se me këtë rezolutë do të kapte SPAK dhe se lufta kundër korrupsionit është e pandalshme dhe se ata nuk e ndalin dot këtë nismë. " Kjo nuk është një luftë vulgare për pushtet, por është një luftë për shtetbërjen demokratike, për institucione funksionale, për mekanizma shtetërorë, institucionalë, shoqërorë që shkojnë përtej “Lena-Prenave” dhe që ulin hap pas hapi, ndikimin e lartë të subjektivitetit njerëzor mbi çdo pjesë të makinerisë kushtetuese dhe ligjore, në funksionimin e Republikës, duke forcuar sundimin e ligjit mbi subjektet që veprojnë dhe ndërveprojnë mes veti apo me shtetin dhe mirëqeverisjen e tyre. Nuk e ndalin dot si nuk u ndal reforma në drejtësi nuk ndalet as kjo”, tha Rama.

Më të lexuarat