Një debat i ashpër është zhvilluar mes Ardit Bidos, drejtori i Arkivit Qëndror të Shtetit dhe Skerdjan Dhulit, zëdhënësi i Fredi Belerit.
Gjithçka ka nisur pasi Bido tha se Dhuli ka deklaruar se do ishte kundër Edi Ramës në procesin e censin, gjë që e ka kundërshtuar zëdhënësi i Belerit.
Dhuli madje ka thënë se në cens ai ka deklaruar se është shqiptarë, teksa hodhi akuza se kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro ka deklaruar se është grek.
Pjesë nga debati në “Top Story”
Bido: Skerdi në një debat publik ka thënë që unë do të punoj kundër Ramës në census. Kështu që nuk është ndonjë habi.
Dhuli: Kjo nuk është e vërtëtë. Mos fol budallqe të tilla se do të shkarkoj Rama. Mos vendos gjëra që nuk i kam thënë kurrë. Unë e kam thënë zyrtarisht që unë do deklarohem shqiptar, ndërsa Jorgo Goro që ti mbron është deklaruar grek.
Bido: O Skerdi mos merr zjarr…
Dhuli: Ti nuk mund të thuash gjëra që unë nuk i kam thënë. Ti je shërbëtor jo thjesh i Edi Ramës , por e i Jorgo Goros.
Bido: Unë kundërshtova një tezë, dhe mund ta dërgoj atë që ka thënë se e kam.
Dhuli: Del ky e thotë si studiues, do dalin e do shpiken grekë në Himarë. Gjëra absurde, do e marrim me karrocë e do e çojmë në Selanik.
Bido: S’ më intereson se çfarë janë deklaruar. Unë kam bërë një studim që saktëson që në fshat shqiptar në Himarë janë 80% grekë.
Dhuli: Po nëse gënjen sa fytyrë do kesh të dalësh para. Ti mbron karrigen…ti s’ke pikë turp. Sa padinjitet je, të ka bë leshko karrigia. Të më thuash mua ke interesa publike, ndërkohë unë skam punuar kurrë në administrat. Një palaço si ti të më thotë ke interesa personale.Ik ore…