Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me reagimin e BE e cila ngriti alarmin për ekonominë shqiptare.
Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Vasili thekson se raporti i fundit i KE ngre shqetësimin për rreziqet nga të cilat kanoset Shqipëria.
REAGIMI I VASILIT
BE ngre alarmin për ekonominë, ndërsa Qeveria korrupsion te çfrenuar ne vend te zgjidhjeve!
Raporti me i fundit i Komisionit Europian ngre shqetësime te rëndësishme për rreziqe dhe probleme madhore te ekonomisë se Shqipërisë ne te tashmen dhe te ardhmen e afërt.
Kjo problematike kërkon me urgjence ndërmarrjen e masave energjike te shenjëstruara, afatgjata dhe me nivel ekspertize profesionale teper te larte.
Por fatkeqësisht Qeveria e kapluar nga korrupsioni dhe propaganda e çfrenuar i ka lene fatet e ekonomisë se vendit ne renie te lire duke lënë atë ne mëshirë te fatit, pa instrumente mbrojtës dhe pa asnjë strategji parapërgatitjeje per t’u përballur me keto rreziqe te medha.
Komisioni Europian ka paralajmëruar në Raportin e rij të fundit se ekonomia shqiptare do të përballet me disa rreziqe në rritje si:
???? “konsumi privat parashikohet të ngadalësohet për shkak të çmimeve të larta të ushqimeve dhe ecurisë më të dobët të punësimit”, thuhet në raport.
???? “Shqipëria është shumë e ekspozuar ndaj pasojave të ndryshimeve klimatike. Rritja e nivelit të detit, si dhe përmbytjet/thatësirat pritet të ndikojnë ndjeshëm në shoqëri, infrastrukturën publike dhe aktivitetet ekonomike”.
???? “Prandaj, duhet të miratohen planet e menaxhimit të rrezikut klimatik në të gjitha nivelet dhe infrastrukturat kryesore jetike duhet të jenë të mbrojtura nga klima, për të rritur qëndrueshmërinë e vendit ndaj ndikimeve të ndryshimeve klimatike”
???? “Nevojitet progres në ndërlidhjen e energjisë me vendet fqinje dhe ngritjen e një tregu të integruar rajonal të energjisë, për të forcuar sigurinë e furnizimit dhe për të krijuar mundësi për zhvillimin dhe tregtimin e energjisë së gjelbër”.
???? “Diversifikimi në burimet e mëdha diellore dhe të erës do të përmirësonte ndjeshëm sigurinë energjetike të Shqipërisë dhe do të reduktonte cenueshmërinë e saj ndaj ndikimeve të ndryshimeve klimatike”.
???? “emigracioni u rrit me 10.5% krahasuar me vitin 2021, duke çuar në një ulje të popullsisë me 1.1% në vitin 2022”.
???? “Ekziston një perceptim në rritje se vështirësitë në rekrutimin e fuqisë punëtore të kualifikuar po bëhen pengesë për biznesin dhe sipërmarrësit po kërkojnë gjithnjë e më shumë masa nga qeveria për të ndihmuar në mbajtjen e punëtorëve dhe për të ofruar stimuj për kthimin e diasporës”.
PERFUNDIM:
➖️➖️➖️➖️➖️➖️
Perkunder kesaj analize te thelluar, ndihmëse dhe shume serioze te Komisionit Europian Qeveria jo vetem nuk reflekton por thellohet gjithmone e me shume ne korrupsion dhe injorance administrative shteterore.
Çdo pike dhe çdo moment i kesaj Analize te KE do te duhet te kishte nga ana e qeverise strategjine dhe instrumentet financiare te zgjidhjes.
Por ne te kundert te kesaj meraku i vetem i qeverise eshte te shtoje paratë e koncesioneve dhe projekteve infrastrukturore te me mbivendosje fondesh financare ne menyre korruptive.
Vendi po shkon pa u ndalur drejt krize se thelle ekonomike, ndersa qeveria ne vend se ta ndale vecse po e shpejton dhe rendon kete krize dhe keto premisa teper serioze negative.