Më 95 vota pro, parlamenti i dha dritën jeshile miratimit të ndryshimeve në ligjin për shtetësinë.
Ndryshimet ligjore të propozuara synojnë lehtësimin e procedurave për marrjen e pasaportës shqiptare pa mbushur moshën 18 vjeç nga të rinjtë e talentuar që jetojnë në trevat shqiptare, por jo vetëm.
Bashkimi i votave të mazhorancës dhe opozitës në kuvend për këto ndryshime janë përshëndetur nga kryeministri Rama i cili përmes rrjeteve sociale shkruan se u krijohet mundësia talenteve të sportit që kanë lindur e jetojnë jashtë Shqipërisë, që të pajisen me pasaportën shqiptare edhe kur nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç.
Me propozim të ministrit të brendshëm, Taulant Balla qytetarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut të cilët kanë gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare të mos i nënshtrohen një testi për gjuhën dhe historinë shqiptare për të fituar shtetësinë.