BREAKING NEWS

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir Metës në Angli, udhëtimet e tyre të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës, zbardhen detaje nga pasuritë e tij të fshehura në bankat e Zvicrës, Kongos, Qipros dhe San Marinos, dalin në skenë edh...

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja “asi i tij nën mëngë”, Evi Kokalari bën deklaratën e fortë

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e
x
BREAKING NEWS

Altin Dumani akuzon Edi Ramën se ka bllokuar punën e SPAK, nuk jep fonde për shtesë personeli të BKH dhe këshilltarë ligjorë që do asistojnë prokurorët në luftën kundër korrupsionit

Altin Dumani akuzon Edi Ramën se ka bllokuar punën e SPAK, nuk jep
x
BREAKING NEWS

SHELL i plas “bombën” Edi Ramës, Shpiragu “gropa e zezë” e kompanisë, tërhiqen nga 600 milionë euro investime pa asnjë pikë nafte, bie propaganda e fondit 500 milionë euro të pensioneve të kryeministrit

SHELL i plas “bombën” Edi Ramës, Shpiragu “gropa e
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë pazare me qeverinë në Shqipëri, “Freedom House” jep alarmin, prania e korrupsionit, tentativat e vazhdueshme të Berishës për të destabilizuar vendin dhe sabotuar SPAK shqetësuese, zbardhet raporti ...

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në 2025 nuk do të jetë më kryeministër dhe po fituan socialistët me vota, ja rreziku që e pret

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në
x
BREAKING NEWS

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po bëhet “kurban” i tij, çifti në krizë të thellë pas fundosjes nga SPAK

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po
x
BREAKING NEWS

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe nënës së saj që vuri në lëvizje SPAK, i gjithë burimi i pasurisë përrallorë të familjes “Meta” i ka tek dhurimi i 500 m2 tokë dhe kursimi i 5 milionë lekëve, pallati dhe vila e tyre “mbinë si me ...

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe
x

Politike

Pas 140 milionë eurove të Beketit, gati 140 milionë euro të tjera për Portin e Durrësit, ja gjobat që do të paguajnë shqiptarët për kapriçot e Edi Ramës, gazetari italian fut në “zgrip” kryeministrin

Pas 140 milionë eurove të Beketit, gati 140 milionë euro të

Kapriçot e kryeministri Edi Rama, i cili iu ka shpallur “luftë” bizneseve sidomos atyre të huaja, duket se po iu kushtojnë shumë qytetarëve shqiptarë. Pak kohë më parë Arbitrazhi Ndërkombëtar ka marrë vendimin përfundimtar, teksa vendosi që shteti shqiptar duhet t’i paguajë biznesmenit italian, Françesko Beketi, një shumë që shkon deri në 140 milionë euro. Por sikur të mos mjaftonte kjo, të tjera telashe e presin qeverinë shqiptare. Kjo pasi mësohet se Gjykata e Arbitrazhit Ndërkombëtar rrëzoi kërkesën e qeverisë Rama dhe vendosi në favor të kompanisë gjermane EMS, duke hapur gjykimin në themel të çështjes për një dëm 40 milionë euro, shkaktuar kësaj të fundit nga vendimi për ta kthyer në resort portin e Durrësit. Me këtë vendim, për fat të keq, 40 milionë euro të taksave të shqiptarëve mund të konsideron të humbura. Ndërkohë në të njëjtën kohë kompania turke “Durrës Kurum Shipping”, ka paditur qeverinë Rama për 100 milionë euro të tjera, në një çështje të dytë që lidhet përsëri me Portin e Durrësit. Pra duke patur parasysh humbjet seriale të çështjeve në Arbitrazh nga qeveria Rama, si pasojë e vendimeve klienteliste, kjo faturë e frikshme do të rritet dhe në fund janë qytetarët shqiptarë ata që do paguajnë për faj apo kapriço të Ramës.

Rama përplaset me gazetarin italian

Ndërkohë as samitit të Ukrainës i cili u mbajt dje në Tiranë ditën e sotme kryeqyteti pret edhe samitin e BE- Ballkani perëndimor. Kryeministri Edi Rama priti sot në tapetin e kuq të gjithë pjesëmarrësit. Teksa Rama po priste ardhjen e përfaqësuesve një gazetar italian ka përfituar nga rasti ti bëjë një pyetje kryeministrit. “A do paguash për Francesco Becchetti?”, ka qenë pyetja e gazetarit për Ramën. “Nuk e njoh,” u përgjigj Rama ndërsa gazetari tentoi të pyeste sërish por kryeministri iu përgjigj me të njëjtat fjalë. Gazetari italian ngriti pretendimin e shfaqur në mediat italiane se paratë që Beketi ka fituar në arbitrazh, mund të mbahen nga paratë që qeveria italiane do i japë Shqipërisë për ngritjen e kampeve të refugjatëve. I pyetur për këtë çështje, Rama tha: “Zero lekë do të marrë”. Pastaj gazetari e pyet çfarë ndodh me marrëveshjen nëse ndryshohet pushteti dhe Rama i thotë se ai do të jetë edhe 5 vjet këtu.

“Thesi” 6 mld euro i BE për Ballkanin Perendimor nuk hapet pa reforma

Por teksa qeveria “Rama” duhet të likuidojë borxhet ndaj kompanive që kanë fituar gjyqin në arbitrazh, Komisioneri për Zgjerimin e Fqinjësinë, Oliver Varhelyi deklaroi dje se plani i Bashkimit Evropian për rritjen ekonomike në Ballkanin Perëndimor, ku bën pjesë edhe Shqipëria parashikon dyfishimin e të ardhurave për vendet e rajonit në 10 vitet e ardhshme. Gjatë fjalës së tij nga samiti BE-Ballkani Perëndimor, Varhelyi theksoi se ky plan do të funksionojë vetëm nëse vendet e Ballkanit Perëndimor do të zbatojnë rregullat e Bashkimit Evropian. Më tej, Komisioneri Varhelui ka shpalosur dhe kushtet teksa tha se ka ngelur dhe gjysma e kohës për të vënë në zbatim këtë plan. Ai shtoi më tej se BE duhet të ofrojë të gjitha përfitimet për vendet që do të bëhen anëtarë të Bashkimit Europian. Varhelyi tha se përveç 30 miliardë eurove të jepen edhe 6 miliardë euro të tjera. Ndër të tjera ai u shpreh se rajoni duhet të ecë përpara me shpejtësi vetëm me reforma. Megjithatë “thesi” 6 miliardë euro i BE nuk hapet për Ballkanin Perëndimor nëse shtetet anëtare nuk plotësojnë reformat, madje edhe me ritme të shpejta për të kapur afatet e vendosura. Kështu ka deklaruar dje Drejtori i Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Gert Jan Koopman. Në Samitin BE-Balkani Perëndimor që po mbahet në Tiranë, Koopman nënvizoi  se për të marrë 6 miliardë euro fonde nga Brukseli duhet ritëm i lartë reformash. Ai u shpreh se ka mbetur vetëm një muaj kohë për mbylljen e reformave nga rajoni i Ballkanit Perëndimor. Drejtori i grupit të BE-së për fqinjësinë dhe zgjerimin theksoi gjithashtu se duhet që edhe institucionet e pavarura të bëjnë punën e tyre.

Më të lexuarat