Teksa i drejtohej Prokurorisë së Posaçme, Meta ka folur për mediat, ndërsa nuk i ka ndaluar sulmet për Altin Dumanin, kreu i SPAK. Ai tha se Dumani mbron Ramën dhe nuk guxon që të përmendë emrin e kryeministrit.
Dumanin kush është? Dum Dumani është ai që nuk guxon që të hapë çështjen e McGonigal, se është me Ramën. Ai nuk guxon që të përmendë emrin e Ramës. As për çështjen e Sali Berishës që e kthehu. Po shkoj te Dum Dumani”, tha Meta për mediat.
Kujtojmë se mesditën e së mërkurës qëndroi plot 5 orë Monika Kryemadhi e cila është marrë në pyetje.