Në 10 vitet e tij në pushtet nuk mbarohen të gjithë të zezat antikombëtare të kryeministrit Edi Rama me lidershipin në Prishtinë. Nuk po flasim për zullumet që i ka bërë Shqipërisë, por për “thikën” e tij që ka prekur të gjitha trojet shqiptare gjithë këto vite. Kreu i qeverisë shqiptare ka mbështetur Beogradin dhe gjithmonë ka shënjestruar lidershipin kosovar si fajtor në këtë mes. Sikur janë ata që nuk duan të arrijnë një marrëveshje me Serbinë. Ai arriti deri aty së fundmi sa anuloi mbledhjen shqiptare me qeverinë e Kurtit vetëm se lideri kosovar mbrojti Kushtetutën e Kosovës dhe doli kundër kërkesave të BE që dëmtonin Prishtinën. Por ditën e djeshme Rama ka ndërruar pllakë dhe ka tentuar të rehabilitojë veten para kosovarëve në Këshillin e Evropës. Si duket vrasja e policit në Kosovë ka bërë që Rama ta përdorë si situatë për të fituar dhe njëherë simpatinë e Prishtinës. Rama i ka dalë në krahë Kosovës dhe për herë të parë nuk mbështet deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë në emër të Bashkimit Evropian, në lidhje me Dialogun Kosovë-Serbi, të datës 19 shtator 2023. Mediat pranë Ramës kanë raportuar se Shqipëria Snuk është linjëzuar të martën (26 shtator) me deklaratën, e cila është hartuar nga BE dhe për të cilën i është kërkuar mbështetja vendeve anëtare përpara aktit kriminal, ku humbi jetën një efektiv i Policisë së Kosovës e dy të tjerë u plagosën. Sipas Tiranës, përgjegjësia e asaj që ndodhi në veri nuk qëndron te Kosova. Edhe pse deklarata i referohet zhvillimeve të mëparshme dhe konkretisht seancës së dialogut të lehtësuar nga BE, në datën 14 shtator, në dritën e zhvillimeve të fundit në Kosovë, burimet diplomatike ndërkombëtare bëjnë me dije se, për Shqipërinë qëndrimet në këtë deklaratë, nuk janë të përshtatshme për situatën aktuale, ku përgjegjësia është e qartë dhe nuk qëndron tek Kosova dhe përfaqësuesit e saj. Në historinë e marrëdhënieve Shqipëri – BE, kjo është hera e parë që vendi ynë nuk linjëzohet me qëndrimet e Bashkimit Evropian. Pra edhe njëherë në këtë mes Rama vendosi interesat e tij personale.
Vende luksozë dhe poza s*ksi me bikini, destinacionet që kanë zgjedhur Vipat për pushime
Ditët e nxehta të verës kanë mbërritur dhe kush më mirë se VIP-at tanë dinë sesi t’i shijojnë. Jemi të...
Lexo më shumë