BREAKING NEWS

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir Metës në Angli, udhëtimet e tyre të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës, zbardhen detaje nga pasuritë e tij të fshehura në bankat e Zvicrës, Kongos, Qipros dhe San Marinos, dalin në skenë edh...

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja “asi i tij nën mëngë”, Evi Kokalari bën deklaratën e fortë

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e
x
BREAKING NEWS

Altin Dumani akuzon Edi Ramën se ka bllokuar punën e SPAK, nuk jep fonde për shtesë personeli të BKH dhe këshilltarë ligjorë që do asistojnë prokurorët në luftën kundër korrupsionit

Altin Dumani akuzon Edi Ramën se ka bllokuar punën e SPAK, nuk jep
x
BREAKING NEWS

SHELL i plas “bombën” Edi Ramës, Shpiragu “gropa e zezë” e kompanisë, tërhiqen nga 600 milionë euro investime pa asnjë pikë nafte, bie propaganda e fondit 500 milionë euro të pensioneve të kryeministrit

SHELL i plas “bombën” Edi Ramës, Shpiragu “gropa e
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë pazare me qeverinë në Shqipëri, “Freedom House” jep alarmin, prania e korrupsionit, tentativat e vazhdueshme të Berishës për të destabilizuar vendin dhe sabotuar SPAK shqetësuese, zbardhet raporti ...

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në 2025 nuk do të jetë më kryeministër dhe po fituan socialistët me vota, ja rreziku që e pret

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në
x
BREAKING NEWS

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po bëhet “kurban” i tij, çifti në krizë të thellë pas fundosjes nga SPAK

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po
x
BREAKING NEWS

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe nënës së saj që vuri në lëvizje SPAK, i gjithë burimi i pasurisë përrallorë të familjes “Meta” i ka tek dhurimi i 500 m2 tokë dhe kursimi i 5 milionë lekëve, pallati dhe vila e tyre “mbinë si me ...

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe
x

Politike

Pasi kaloi filtrin e ‘Kushtetueses’, Kuvendi ratifikon marrëveshjen e emigrantëve me Italinë, BIRN: Votave të socialistëve iu bashkuan dhe ato të një partie të vogël opozitare

Pasi kaloi filtrin e ‘Kushtetueses’, Kuvendi ratifikon

Kuvendi i Shqipërisë miratoi të enjten me 77 vota pro ratifikimin e protokollit ndërmjet qeverisë shqiptare dhe asaj Italiane për ngritjen e një kampi emigrantësh në territorin shqiptar pasi kjo marrëveshje kaloi filtrin e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas këtij protokolli, Shqipëria pranon të vendosë në dispozicion të qeverisë italiane territorin e vet për të ngritur kampe të ngjashme me burgjet si dhe të presë mijëra emigrantë nga vendet e treta për të paktën një periudhë 5-vjeçare.

Votave të mazhorancës socialiste iu bashkuan dhe ato të një partie të vogël opozitare, Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet e drejtuar nga Shpëtim Idrizi, ndërsa pjesa tjetër e opozitës e kundërshtoi.

Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda, u shpreh se të gjithë duhet të kishim votuar pro, pasi Italia është një vend mik.

“Ne mund të ndihmojmë për një problematike të tyre, dhe duhet të jemi në krah të tyre”, tha ajo duke shpjeguar votën pro.

Ndërsa kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi tha pas seancës se “kjo marrëveshje tejkalon pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë, dëmton interesin publik dhe cenon sigurinë kombëtare”.

Kryeministri Edi Rama nuk e fshehu gëzimin për miratimin e marrëveshjes së inicuar prej tij me kryeministren italiane Giorgia Meloni, dhe pse marrëveshja u kritikua nga organizatat e të drejtave të njeriut dhe nga Bashkimi Europian.

“Shqipëria mbështet Italinë dhe vepron si një vend anëtar i BE-së, duke rënë dakord të ndajë një barrë që Evropa duhet ta përballojë e bashkuar si një familje, përballë një sfide që kapërcen ndarjet tradicionale të majta dhe të djathta”- shkruajti ai në një reagim pas votimit.

Asnjë vend nuk mund ta zgjidhë një sfidë të tillë i vetëm, – shtoi ai duke i quajtur kritikat ndaj marrëveshjes si “demode”.

“Asnjë lavdi e vjetër apo mënyrë demode e të menduarit nuk mund të na shpëtojë nga përballja me atë që po vjen në të gjitha frontet”- shkruan ai duke iu referuar BE-së.

Marrëveshja u firmos në nëntor, por ratifikimi nga parlamenti u pezullua nga Gjykata Kushtetuese me kërkesë të një grupimi deputetësh të Partisë Demokratike. Në janar kjo gjykatë vendosi me shumicë votash se ajo ishte “në pajtim me Kushtetutën”./BIRN

Më të lexuarat